Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore për 17 të ndaluarit 2 javë më parë ku përfshihen zyrtarë dhe efektivë policie për çështjen e tërmetit në Durrës.
Burime bëjnë me dije se Gjykata e Apelit e Durrësi ka marrë vendimin për lirimin e 13 prej tyre ndërsa 4 të tjerë janë lënë në burg.
Masat
Besnik Domi, i lirë
Ermal Petova, në burg
Nikollë Marku, i lirë
Agim Osmani, në burg
Gani Dama, mbetet në kërkim
Haxhi Sherra, në burg
Petrit Neziri, i lirë
Ndriçim Shika, i lirë
Gjergj Greco, i lirë
Juli Kacadej, i lirë
Adem Lika, i lirë
Dëshir Dakoli, në burg
Seanca ka njisur paradien e sotme në orën 11:00 dhe ka përfunduar në orën 15:00.
Lista e emrave të personave të arrestuar dhe përkrah tyre masa që është dhënë nga Gjykata:
Komisar Besnik Domi, me detyrë Shef i Rendit në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Nënkomisar Sami Xhafa, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Nënkomisar Ermand Petova, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Nënkomisar Nikoll Marku, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Inspektor Agim Osmani, me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” i është dhënë masa ‘arrest me burg’
Inspektor Dëshir Dakoli, me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Inspektor Gani Dama, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, person i shpallur në kërkim.
Inspektor Haxhi Shera, me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Inspektor Petrit Neziri, me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Inspektor Ndriçim Shika, me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Gjergj Gërco, me detyrë Sekretar i Njësisë Administrative Sukth, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Jul Kacadej, me detyrë specialist në IMT Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Marius Shahini, me detyrë Kryeinspektor i IMT Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Dritan Koçi posedues dhe zhvillues i objektit të ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”
Paulin Meta, posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”
Gjon Zefi, posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” i
Adem Lika posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimi pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”
Qerim Doka, posedues dhe zhvillues i objektit ndërtim pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”
Adem Nika, me detyrë specialist i Armatimit në DVP Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Në një njoftim të dhënë për mediat, Ministria e Brendshme kishte sqaruar se në operacion për arrestimin e 17 personave, morën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa mbetet në kërkim ende një person.
Deri në operacionin “Abuzuesit”, janë zhvilluar hetime disa muaj, në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Durrësit.
Lexo edhe:
https://boldnews.al/2020/01/17/deshmite-ne-gjykate-abuzuesit-shefi-i-policise-manze-na-arrestuan-si-terroriste-na-ekzekutuan/
Lexo edhe:
https://boldnews.al/2020/01/18/arsyet-e-plota-deshtimet-e-mega-operacioneve-show-mungese-provash-dhe-shkelje-proceduriale/