Një 59-vjeçarë është vënë në pranga nga policia e Kukësit pasi është kapur në flagrancë duke u dhënë ndihmë për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin 4 shtetasve sirianë.
Policia bën të ditur se është vënë në pranga shtetasi A.G., 59 vjeç, banues në Vlahën, Has. Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, ku në automjetin e tij tip “Benz”, po transportonte 4 shtetas sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.
Sipas policisë, Shtetasi A.G., kundrejt fitimit do t’i ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.