Nga Gëzim Mekuli
Nuk është e sigurt të thuhet se ç’farë e shtynë policinë të shigjetoj e të rraskapitë shqiptarët e pafajshëm. Por, është e sigurt se ky organizëm – atje diku lartë – ndien urrejtje ndaj identitetit shqiptar, dhe është i bindur se ka të bëjë me një “armik”. Retorika agresive – e përkrahur nga mediat e Thaçit & Co – ka kontribuar në sajimin e urrejtjes se çdo gjë që vie nga opozita aktive është e keqe dhe e zezë për Kosovën. Dhe, është mu kjo aferë që riaktualizon analizën e “fotografisë se armikut” si fenomen retorik.
Në fushën e propagandës është çështje e njohur se kundërshtari duhet të paraqitët si i keq, jo-njeri dhe jo-demokratik. Kundërshtari politik paraqitet edhe si armik. Sa më pak armiku na përngjanë neve, aq më shumë është i urryer dhe tiran i rrezikshëm. Dhe…. më afër është mundësia për ta vrarë atë. (A nuk u pushkatuan 2 shqiptar në mes të rrugës nga policia ndërkombëtare në rrugët e Prishtinës?)
Propaganda naziste
Propaganda e nazistëve përdorte strategjitë e mirënjohura për të sajuar ”fotografi të armikut”: Retorika e medieve të Thaçit & Co ka për qëllim që ta ndërton opinionin “NE – kundër – ATYRE”, të shpallë opozitën –armikun- si bishë dhe ta akuzoj atë si shkaktare të të gjitha problemeve – po, mu ashtu sikurse në Ruandë, në vitet e 90-ta, kur Tucët konsideroheshin si insekte të dëmshme, e të cilat duhej asgjësuar. Rezultat i kësaj retorike ishte vrasja e masive e popullit (Në Ruandë u vranë diku në mes 500.000 e 1.000000 njerëz, dhe këtë vetëm brenda 4 muajve).
Propaganda bashkëkohore
E, sot është situatë tjetër. Pas 11 shtatorit fotografia e armikut ka të bëjë më shumë me kontrollin e hapësirës publike.
Patjetër, tani, ”fotografia e armikut” ndërtohet për të fituar ”besimin” e hapësirës publike, pra për të bindur ushtrinë e policinë – e pse jo edhe popullin- për të vepruar sipas tekeve partiake, lokaliste e fisnore. Populli i cili sulmohet nga policia nuk ”vizatohet” si i tmerrshëm dhe i pavlerë. Sipas retorikës së medieve të Thaçit & Co, është vetëm “një grusht i vogël i qytetareve që po shpërdorohet nga lideri i tyre”.
Ata po mashtrohen!
Është lideri, është AI armiku, e jo populli: Ne duam ti ndihmojmë popullit. Po, ata bile-bile janë miqtë tanë dhe ata do ta kenë shumë më mirë nëse ne sulmojmë ushtarakisht. Në fjalimin e tij para kombit me 29 janar 2003, vetëm pak javë para se të sulmohet Iraku, presidenti George W. Bush përshkroi metodat që përdoren për të torturuar të burgosurit nëpër burgjet irakiane, duke thëne: ”Nëse kjo nuk është e keqe, atëherë fjala e keqe nuk ka kurrfarë domethënie. Dhe, në këtë pasdite unë kam një porosi tek populli trim dhe i nënshtruar irakian: Armiku i juaj nuk e ka rrethuar vendin, armiku i juaj po udhëheq me vendin. Dhe, në ditën ku ai dhe regjimi i tij largohet nga pushteti, atëherë ajo do të jetë dita e juaj e çlirimit.”
Lufta krijon edhe paqe. Robert Ivie, i cili është njëri ndër hulumtuesit më të njohur në retorikën e luftës, ka përshkruar se si ShBA gjithmonë i ka paraqitur armiqtë e tij si sulmues të egër, të udhëhequr nga epshet irracionale, dhuna dhe fuqia shkatërruese. Kjo fotografi përforcohet përmes fotografive përdalluese nga ”NE”, SHBA-të, që janë paqedashëse, racionale dhe civilizuese. Pastaj këtu vinë figurat stilistike siç është krahasimi. Për shembull: pushteti i armëve kundrejt paqes, iracionaliteti kundrejt racionalitetit, agresiviteti kundrejt mbrojtjes, barbarët e egër kundrejt NESH, botës së civilizuar. Të gjitha këto se bashku sajojnë përmbajtjen dhe shprehjen në fotografinë retorike të armikut, e, që qon njerëzit në luftë.
A e meriton një retorikë të tillë të luftës që Thaçi & Co po tenton ta sajoj në opinionin tonë publik? Presidenti George W. Bush sajoj fotografinë e armikut për të luftuar një diktator nga pushteti, Thaçi & Co po sajon “fotografinë e armikut” që të jetë një diktator në pushtet.
Retorika e dreqit
Ata që sajojnë “fotografinë e armikut”, paraqesin vetën e tyre si viktimë e të butë, ndërsa kundërshtarin e paraqesin si kriminel e të egër. Pra para se të sulmosh armikun, duhet ta paraqitësh atë si vet dreqin. “Retorika e dreqit” mbyllë hapësirën për nuancime dhe baraspeshë. Ai/Ajo që është kritik ndaj “fotografisë së dreqit”, nuk ka vend e as mundësi të manovroj në mënyrë retorike. “Motivi i dreqit” i pengon zërat kritik. Hapësira në media të ngushtohet.
Ke mundësi të shkruash e të flasësh tek ndonjë gazetë apo radio e vockël e periferike dhe, ndoshta, edhe tek gruaja e jote mund të thuash diçka, por jo më shumë, jo!
ATA kundër NEVE – NE ose ATA
Nëse nuk ke pasur sukses që të sajosh një “NE” dhe “ATA” të qartë, atëherë nuk ke mundësi të sajosh “fotografi të armikut” apo të kontrollosh e eskalosh situatën.
Pa “NE” kundër “ATYRE”, nuk do të kishim kampe naziste të përqendrimit, nuk do të kishim lutën e ftoftë, nuk do të kishim Aparteid, nuk do të kishte mure në rripin e gazës, e, “mure” në Mitrovicën e vogël shqiptare. Nëse nuk ke bindur popullin që të besoj në dallimet në mes njerëzve nuk do të kishe Izraelin dhe Palestinën, Serbët dhe Shqiptarët, Islamistët dhe krishterët, Hutu dhe Tuci. Nuk do të gjeje asdhe një njeri të pilotoje aeroplanin drejtë e në World Trade Centër.
Pikërisht këtu, në fushën retorike e të propagandës, qëndron edhe dështimi i projektit qesharak ”kombi kosovar”. Sepse “këta” nuk shfrytëzuan retorikas të mëdhenj që të krijojnë fotografinë e ATYRE; Shqipërisë “armike” e “të keqe”, kundër NEVE, “kosovarëve të sinqertë e trima”, e gjithmonë të mashtruar nga Shqipëria e keqe. Apo edhe e kundërta. Studimet retorike dhe psikosociale kanë treguar se sa e fortë është fuqia e ndarë në grupe dhe, sa e lehtë është që të ndërsesh popullin kundër njeri tjetrit. Dhe, këtë fenomen të luftës në përpikëri është duke e kryer retorika e keqe e qeverisë Thaçi & Co.
Sajimet si ATA kundër NESH janë fuqi e fortë tek njeriu. Kjo fuqi na bënë që të pranojmë ”fotografinë e armikut” dhe të sulmojmë njerëzit e tjerë. Ndërtimi duhet të jetë i fortë, sepse kjo është shumë me rendësi. Ne e kuptojmë botën me kundërthënie si për shembull: i lartë në raport me të ulët, i zi në raport me të bardhë, i pasuri në raport me të varfrin, Suksesin në raport me Humbjen, i civilizuar në raport me të pacivilizuarin, demokrat në favor me jo-demokratin. Komunizmin në raport me Kapitalizmin, Katundarin në raport me Qytetarin… etj, etj. Pra, nuk ekzistoj unë, pa ty.
Thaçi & Co çdoherë do të na ftoj që të jemi një pjesë e një grupi të caktuar; dhe këta duhet ta bëjnë këtë. Por ne duhet të jemi të vetëdijshëm se në ç’farë forme ne ftohemi qe të marrim pjesë; Ç’farë grupi, ç’farë njerëzve dhe ç’farë veprimesh sajojnë miqtë dhe këshilltarët e Thaçit & Co me retoriken e tyre?
Nëse Thaçi & Co flet për ”të tjerët”. Nëse qeveria rrëfen se si janë ATA, dhe se ç’farë bëjnë ”ATA”; Nëse qeveria na “shpjegon” se përse ”ATA” janë plotësisht të ndryshëm nga NE, apo nëse thonë se ATA po na “kërcënojnë rendin dhe shoqërinë demokratike”, atëherë duhet të jemi më të kujdesshëm e më syçelë.
“Fotografinë e armikut” Thaçi & Co janë duke e intensifikuar shumë gjatë këtyre ditëve. Shkaku dihet…