Ka patur debate të ashpra edhe në grupin parlamentar të PS gjatë ditës së sotme, në lidhje me paketën ‘anti-shpifje’ që po përpiqet të miratojë Edi Rama.
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka qenë kundër paketës që synon të kapë mediat dhe të censurë lirinë e shprehjes.
Bushati tha se ligji bie ndesh me KiE. “Ata nuk e kane kërkuar ketë ligj”, është shprehur ai, duke shtuar se, “ne po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë”.
Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar Balla mësohet se ka deklaruar se, “e dakortësuam me OSBE. Do ta miratojmë sot variantin e përmirësuar”.
Gazetarët dhe shoqëria civile, ndërkohë, vijojnë protestën e tyre para parlamentit.
Paketa ligjore është kundërshtuar nga gazetarë, organizata të medias vendase e të huaja, organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Zëri i fundit që u shpreh kundër ishte Avokati i Popullit, që e cilësoi jo në përputhje me standardet ndërkombëtare.