• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas tërmetit / Vdekja e kryekomisarit konsiderohet vrasje, kush është vënë nën akuzë

09:00 : 15/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Vdekja e kryekomisarit Bajram Hajdarmataj nga tërmeti i 26 nëntorit është konsideruar nga Prokuroria e Durrësit si vrasje, ndërsa janë vënë në pranga shefi i shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe drejtori i saj.

Në daljen e djeshme publike, Policia dhe Prokuroria bënë të ditur se janë vënë në pranga shtetasi Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja me dashje”.

Si dhe Ahmet Doda, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”. Në momentin që tërmeti goditi vendin, Hajdarmataj ndodhej në një godinë shtetërore, në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Profesori i Akademisë së Sigurisë ndodhej konkretisht në godinën nr.4 të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në Durrës, e njohur si Kavalishenca. E bashkë me të, në këtë godinë qëndronin edhe 120 studentë të Akademisë së Policisë, që po zhvillonin një kurs trajnimi, që fatmirësisht arritën të shpëtojnë.

Lajmi se godina e njohur si Kavalishenca ishte dëmtuar nga tërmeti i shtatorit, 5.8 ballë u bë e njohur nga Bashkia, ndërsa në një nga daljet publike, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, e mohoi një fakt të tillë.

Lexo edhe:

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

Në media u publikua një dokument i firmosur nga 4 inxhinierë të grupit të inspektimit dhe në konkluzionet përfundimtare thuhet se godina nuk ka pësuar dëmtime të konstruksionit mbajtës, por aktualisht është e pashfrytëzueshme.

Inspektimi në shtator

Në dokumentin e bërë publik thuhej: “Hoteli i ri i shtëpisë së pushimeve në Durrës (referuar godinës numër 4), nuk paraqet dëmtime në konstruksionin mbajtës të tij, por ai aktualisht është i pashfrytëzueshëm, pasi copat e tullave dhe të suvave mund të shkëputen dhe të shkaktojnë aksidente në njerëz”.

Sipas këtij dokumenti, pas tërmetit të 21 shtatorit, objekti kishte nevojë për rikonstruksion të muraturës dhe ky alarm i ishte komunikuar edhe drejtorit të këtij institucioni. Në përfundim, në shënimin masat e marra provizore, inxhinierët shkruajnë: “I është komunikuar drejtorit të këtij institucioni për mosqëndrim në këto ambiente”.

Fatkeqësisht, shqetësimi i grupit të inspektimit, që nuk u mor parasysh në kohë, i mori jetën kryekomisarit, pasi një pjesë e godinës u shemb për shkak të tërmetit të dytë në 26 nëntor. Ndërkohë, i pyetur për rastin e profesorit të Akademisë së Sigurisë, që humbi jetën te Kavalishenca, Bajram Hajdarmataj, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha një javë më parë, gjatë një deklarate për shtyp, se po hetohet edhe për këtë rast, ashtu si edhe për të gjitha rastet e tjera. /Panorama/

Etiketa: kryekomisaripas termetitvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

20:32 : 12/08/2025
RAJONI

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

14:55 : 12/08/2025
RAJONI

Vritet me armë zjarri një person në Kosovë

08:28 : 12/08/2025
RAJONI

Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan të Kosovës, arratiset autori

14:47 : 10/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025
BOTA

“Luftë” për ushqim në Gaza, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

21:00 : 08/08/2025
Para

FOTO/ Në gjendje kritike për jetën, shqiptari në Greqi bën thirrjen e fortë: Kush e njeh të...

TË GJITHA

Zbulohet një fole prostitucioni në Vlorë/ Nën hetim dy kineze dhe klientët, në kërkim organizatorja

10:27 : 13/08/2025

Pushuesit konstatojnë një trup të pajetë në plazhin e Vlorës, mbërrin policia

10:15 : 13/08/2025

Vilat pa leje në Mullet, kopje të “Secret Garden”/ Si e “toleroi” Prokuroria ndërtuesin Shefki Karamuça

10:10 : 13/08/2025

Shiste kokainë dhe kanabis në zonat turistike të Vlorës, kapet 28-vjeçari

10:02 : 13/08/2025

Krujë – Ndezi zjarr pas konfliktit me fqinjët, prangoset 19-vjeçari. Ishte në arrest shtëpie për drogë/ EMRI

09:52 : 13/08/2025

Tritan Shehu: Hormova rrezikon të shkrumbohet, s’ka asnjë mbështetje për shuarjen e flakëve

09:40 : 13/08/2025

Krijohen vatra të reja zjarri në Gramsh, shkrumbohen plotësisht 6 fshatra

09:29 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com