E enjte, 12 dhjetor 2019. Parashikimi sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit – IGJEUM
RESHJET
Sot (e enjte, dt. 12) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në terrenet malore, në përgjithësi, reshjet do të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURAT
Sot (e enjte, dt. 12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 14 °C
në vendet e ulëta: 6 / 13 °C
në vendet malore: 0 / 7 °C
ERA
Sot (e enjte, dt. 12) era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.