• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Koment/ Samit sipas shijes ruse

15:11 : 10/12/2019
në BOTA

Po, dialogu është vlerë në vetvete, por samiti i Ukrainës në Paris i shtyu në kohë problemet. Presidenti ukrainas, Selenskyj gabon, nëse mendon, se pas samitit, rezultati është barazim, mendon Bernd Riegert.

Nuk ka si bëhet më mirë, duhet të ketë menduar presidenti rus, Vladimir Putin në samitin e Ukrainës në Paris. Perëndimi dhe Ukraina janë të gatshëm për lëshime të vogla, për të joshur sunduesin e patundur të Rusisë të negociojnë një dokument për paqësimin e rajonit të Donbasit në Ukrainë. Shumë gjëra të reja nuk përmban ky dokument: Synohet armëpushimi i 21-të, shkëmbim të burgosurish. Për hapat politikë do të flitet në katër muajt e ardhshëm.

Negociimi nuk duhet të ketë qenë i vështirë për Berlinin, sepse bashkëbiseduesi në anën tjetër me zor mund të luajë kartën e unitetit. Presidenti francez, Emmanuel Macron i bën elozhe Putinit dhe flet për një partneritet të ri, ku edhe Rusia duhet të ketë interes. Ngadalë edhe kancelares gjermane, Angela Merkel po i vijnë në majë të hundës veprimet e veçuara të Macron. Në samitin e para një jave, NATO klinikisht e vdekur sipas Macron, e manifestoi para botës përçarjen. Shtetet lindore të NATO-s paralajmërojnë nga Rusia, kurse Franca kërkon ta afrojë sërish atë. Macron dhe Merkel ushtrojnë – duhet theksuar së bashku – presion ndaj komedianit të zgjedhur president, Volodymyr Selenskyj, që të tregohet fleksibël dhe të bëjë lëshime. Po ashtu qëndrimi i BE për gazsjellësin rus Nordstream nuk është i njësuar. Gjermania e sheh si pozitiv ndërtimin e tij, shumë vende lindore e kritikojnë ashpër.

Pa Rusinë nuk bëhet asgjë, me Rusinë është e vështirë

Në këtë situatë, presidenti rus, vetëm mund të rehatohet në kolltuk dhe të presë. Natyrisht që ai ka interes të heqë qafe sanksionet e bezdisshme të BE, por ky interes nuk është aq i madh sa të dorëzojë pretendimin për Ukrainën lindore apo aq më shumë Krimenë. Për aneksimin e Gadishullit të Krimesë nuk flitet në Paris zyrtarisht. Me një konflikt të kontrolluar, ai mund ta mbajë nën tension perëndimin, që për të është palë kundërshtare. Përveç kësaj me këtë bëhet praktikisht e pamundur një afrim i Ukrainës me BE dhe NATO-n, për shkak se përjashtohen pranimet e vendeve me konflikte të pazgjidhura. Të njëjtën recetë Putini e përdor edhe në rastin e Gjeorgjisë, ku ai e shkëputi një pjesë të Osetisë jugore nga Gjeorgjia.

Por Perëndimi dhe Ukraina kanë nevojë kaq shumë për Putinin, saqë Merkel, Macron dhe të tjerë dialogojnë me presidentin rus, megjithëse ata e shohin atë në prapaskenën e goditjes së avionit MH17 mbi Ukrainën, sulmin me helm kundër një ish-agjenti rus, Sergej Skripal dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe, si edhe tani në vrasjen e një gjeorgjiani në Berlin. Nga pikëpamja franceze dhe gjermane është e vështirë t’i marrësh koncesione Putinit, kur edhe marrëdhënia me partnerin e madh të NATO-s, SHBA është e dyzuar. Presidenti amerikan, Donald Trump beson për arsye të paditura, se Putini është një tip “fantastik”, edhe pse ai nuk ka lëshuar asnjë centimer në drejtim të tij.

Nëse Putinit nuk i mjaftojnë këto si prova për fuqinë e tij, mjafton që ai të hedhë një sy në rrugët e Parisit, mundësi që ai e pati të hënën (samiti i Ukrainës, 09.12.). Një grevë pa afat e ka paralizuar kryeqytetin francez. Protesta të zemëruara kundër presidentit Macron. Problemet në politikën e brendshme nuk e kanë bërë ndonjëherë më të fortë politikën e jashtme. Po Angela Merkel? Nga kancelarja që ka luajtur rol kryesor në samitin e parë, raundin e Normandisë në vitin 2014 dhe në marrëveshjen e Minskut për paqen në Ukrainë, u dëgjuan në Paris vetëm tone të lehta. Për presidentin rus është e qartë: Politikisht Merkel i ka ditët e numëruara. Koalicioni në Berlin ka pësuar krisje. Pra, pse të bësh lëshime në këto kushte, duhet të ketë pyetur veten, rusi i rafinuar./DW

Komenti Bernd Riegert

Lexo edhe:

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026
BOTA

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026
Para
TURIN, ITALY - AUGUST 19: Juventus players Merih Demiral and Cristiano Ronaldo during a training session at JTC on August 19, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Demiral: Juventus ka pasur dhe ka mbrojtësit më të mirë në botë

TË GJITHA

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026