Forcat e RENEA-s para pak minutash kanë zbarkouar në qytetin e Shijakut. Forcat speciale kanë nisur një aksion policor të befasishëm në këtë qytet ku mësohet se po ushtrohen kontrolle në disa banesa.
Operacioni ka qëllim arrestimin e personave që janë në kërkim ndërkombëtar, por fshihen e jetojnë në këtë zonë, shkruan Panorama.
Burimet policore thanë se janë arrestuar deri më tani tre persona. Pritet që policia të dalë me njoftim zyrtar.