• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Rama ka hall të shpëtojë vetëm veten e vet dhe vetëm veten e vet

22:20 : 01/12/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Enkel Demi

Kjo solloratje e tij nëpër rrënoja, përlotjet, ngashërimet, hakërimet, humori i pavend e kanë kthyer këtë njeri në një hienë që kërkon ushqim mbi kufomat e fatkeqësisë. Po bën gjithçka që të rrëfejë se është i pranishëm, betohet se nuk do i vjedhë ndihmat, megjithëse ata që po i zgrepin janë shefa policie. Mbyll protalet që e vënë në hall, plas në burg një vajzë të panjohur në Durrës, besimtare, por i pëlqen të kuvendojë me tespije në dorë dhe të ketë në të mëngjër Elvis Naçin.

Të nesërmen e gjëmës premtoi se do i ndërtojë të gjitha shtëpitë deri në vitin 2020. Caktoi një afat kohor, në mënyrë që mos t’i shkojë kush në derë e t’i lypë zgjedhje të parakohshme, sepse t’i thotë: “Tani kemi këtë hallin e madh, zgjedhjet në 2021!”. Kaq i duhet Batonit të lëshohet dhe të bëjë “profetin” gojëprishur.

Por, Ramës kjo nuk i del, nuk i zënë këmbët dhè e niset derë më derë, ku ka mort. Ai e di që shqiptari nuk të nxjerr përjashtë, nëse ia pi kafen, por duket sheshit që e presin keq. I është bërë makth që e presin keq, ndaj dhe lehja e një qeni që i bëhet si “Rama ik!” ia lëshon nervat dhe grindet, i leh ai qenit.

Në gjithë qeverisjen e tij nuk ka falur një grimë dashuri, sepse nuk ka ku ta gjejë, ndaj është vonë që të mbajë në të mëngjër klerikë. E ka zemrën gropë. Kështu që kur kryetarja e Durrësit thotë se jemi të lumtur që vdiqën vetëm 50 vetë, ajo ka cituar atë që ka dëgjuar nga ai. E hëngri ajo, se ishte tyryfyle që e tha, por ajo ashtu e ka dëgjuar. Durrësi që ra sikur qe ndërtuar me lego dhe jo me beton mban në bark Edi Ramën me zemrën gropë që në këtë qytet ka mbirë dy pëllëmbë burrë. Ai është Vangjush Dako, i cili u rikthye në vendin e krimit, në bashki, atje ku janë dhënë ato palo leje.

Lexo edhe:

Rama 4/ Krasniqi: PS e ka të pamundur një reformë të thellë

Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij! Asnjë vizion për shqiptarët

Durrësi sot vuan zinë e bukës, njerëzit nuk kanë ku fusin kokën, ai gjen kohë të thotë se jo të gjithëve do ua bëjmë shtëpinë, madje jo për të gjithë ka hotele me 5 yje që nuk ua mban xhepi as për pushime.

Edi Rama bredh kudo, është me kamera me vete, flet, bërtet, kërcënon, mbeti në televizor, por nuk i ka duk puna, se nuk punon. Nuk i kemi parë nëpër ekrane shefat e shteteve, ku kanë rënë fatkeqësi të këtilla, vetëm këtë shohim që rend si kali në lëmë, ku shquan një llampë të kuqe kamere.

Por, ai nuk ka hallin e njerëzve, nuk i duhen banesat, zija e bukës, ai duhet të dalë, që ta shohin se është i pranishëm, që është në krye të pirgut të rrënojave, në mënyrë që mos ta heqin, se tërmeti i ka rrënuar pushtetin, të cilin e mbante me llogje dhe thashetheme grash. Ai ka rënë, por duhet të shfaqet në këmbë, ani se i dridhet dora, ani se i ka lëshuar gjithë pëllumbat nga kafazi. Atij i duhet të qëndrojë në këmbë, mundësisht si Din Hyka i realizmit socialist me proteza, të cilat janë çfarëdo, herë Elvis Naçi, herë Lul Basha që nuk i sulet, herë njerëz të paguar që qajnë për të në këtë teatër mizor, ku ai qëndron si Caravaggio, ku Davidi mban kokën e tij të prerë./27.al

Etiketa: Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama 4/ Krasniqi: PS e ka të pamundur një reformë të thellë

21:53 : 12/09/2025
AKTUALITET

Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij! Asnjë vizion për shqiptarët

15:36 : 12/09/2025
AKTUALITET

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

13:07 : 12/09/2025
AKTUALITET

Kulisat/ Si mbetën jashtë qeverisë “çunat e Belës”, Ceno dhe Klevisi

12:15 : 12/09/2025
AKTUALITET

Rama ironizon PD-në me “Diellën”/ Bardhi: Ajo është pseudonimi i Linda Ramës, pyete për AKSHI-n

12:00 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit”/ Berisha: Kryesuesi nuk lexoi emrat e deputetëve të vërtetë

11:00 : 12/09/2025
Para

Përplasje mes policisë dhe kartelit të drogës, 19 të vdekur nga shkëmbimi i zjarrit (FOTO)

TË GJITHA

Gjekmarkaj zbulon a do marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë

17:45 : 13/09/2025

Riemërimet e Ramës, Çollaku: Dëshmi e kapjes së shtetit

17:23 : 13/09/2025

Rama abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, Abilekaj reagon i revoltuar

17:14 : 13/09/2025

Skandal/ UKT lë pa ujë ambasadorin e BE

16:58 : 13/09/2025

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025

‘Miza e bardhë’ dëmton fermerët në Elbasan, prodhimi hidhet në kanal

16:21 : 13/09/2025

Kapsulimi i malit të mbetjeve në Vlorë, ende një dëshirë

16:00 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com