• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Tërmeti lakuriq Rama

11:10 : 30/11/2019
në BOLD BLOG

Nga Basir Çollaku

Fatkeqësia 6.4 ballë e 26 nëntorit nuk la alternativë tjetër, vetëm sa hoqi rrobat e fshehura të propogandës, duke nxjerrë lakuriqësinë e qeverisë, kryeministrit, parave të bëra rrush e kumbulla. U shuan tragjikisht 50 jetë, fëmijë, nëna, prinder. U lënduan qindra të tjerë, janë në rrezik me mijëra.

Në Durrës dhe Thumanë, dy vatrat e tragjedisë u mbuluan fatkeqësisht nga propaganda agresive e Ramës. Mediat jashtë vathës së qeverisë dhe rrjetet sociale, sollën gjendjen e rëndë në Shijak, Kurbin, Lezhë, Kavajë, Tiranë. Zonat e prekura nga dëmet dhe numri i njerëzve të lenduar, janë shumë më teper se raportet zyrtare me sheqer plastik.

Shtab emergjence nuk ka. Zyrë informimi 24 orë të hapur, përcjellëse dhe marrëse të dhënash për raste ndihme, apo ankesash, nuk ka. Fond emergjence, para mënjanë, ushqime, veshmbathje, mjete jetësore, në magazinat e Rezervave apo llogaritë e Bankës nuk ka. Miliona euro, të dhuruara nga qytetarë, vende mike, numërohen e lajmërohen nga Rama sikur bëhen në hatër të tij. Olta Xhaçka, njofton se ajo është ministrja pergjegjëse per mbikqyrjen e situatës, KM emëron Bledar Çuçin, ministrin e Bujqësisë, krypërgjegjës. Sigurisht kjo bart dhe doza nepotizmi për shkaqe të njohura.

Është mashtrim ekzekutiv rendja pas ndihmës së importuar, duke fshehur arkën e boshatisur shtetërore për arsye të pathëna publikisht. Zero lekë nga Fondi i emergjencës. Zero pergjegjësi nga firmëtarët e lejeve të ndërtimit, kontrollorëve, ekspertëve miratues, bashkiakëve, vendimmarrësve, lejuesve të bërjes së shtëpive, hoteleve, bizneseve në rërë. Edi Rama në Tiranë dhe Vangjush Dako në Durrës, mund të ishin të pandehurit e parë, nëse Prokuroria do t’i përkiste shtetit dhe jo pushtetit. Tërmeti nxori një nga provat e aferave të mëdha korruptive siç, Shtetet e Bashkuara thanë për Vangjush Dakon, kur e shpallën non grata.

Lexo edhe:

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

Janë ekspertë të tjerë të cilët i firmosën shkresën shkencore Erion Veliajt se Teatri Kombetar do të shembej nga tërmeti i parë i mundshëm. Ata sot bashkë me kryebashkiakun Veliaj, duhet të ishin të pandehur. Teatri doli më cilësor se mijëra banesa të reja, artistët protestues, janë qeveritarët e besueshëm të kësaj fatkeqësie. Ndihmat që dërgohen te Teatri kapërcejnë shumë herë qokat që mbërrijnë te Bashkia apo Rezervat qeveritare. Opozita e matur në solidaritet, nuk duhet të trembet nga akuzat se po bën politikë dhe nuk qorton shkrehjen e qeverisë për fondin bosh, për buxhetin në të cilin duhet ndërhyrë, për përgjegjësit e disa pasojave, të cilat mund të ishin parandaluar.
Kreu i PD, Lulzim Basha dhe opozita nuk duhet të lejojë Ramën të bëjë propagandë nga mëngjesi ne darkë. Propaganda është masakruese në media. Na del sikur Rama është viktimë, Rama ështe shpëtimtari, ndihmëmadhi, hallezgjidhësi, strehuesi, ushqyesi, rindërtuesi. Jo! Opozita duhet të flasë e mbikëqyrë në detaje çdo veprim. Edhe politikisht të flasë. Ndaj jemi të kapitulluar, nga këto komplekse, reflekse dhe paqe të pashëndetshme.Tërmeti nxori Ramën lakuriq. Qytetarët nuk besojnë më te ai, sepse ndihmat rrallë i dërgojnë aty ku administron Qeveria.

Donatorët e huaj dhe miq shqiptarësh, duan të çojnë ndihmat vetë në destinacion e jo t’ia lënë Edi Ramës, t’i sistemojë më vonë paratë e tyre teksa bredh në zonat e tragjedisë bashkë me vartësit, të zhytur në xhupa sportivë luksozë e të ngrefosur. Kërkesa e bërë NATO-s për ndihmë, bart dëshminë e fortë të lakuriqësisë së Kryeministrit. Tregon boshllëkun, shkrehjen, bastisjen e rezervave, dorën e gjatë në shpërdorim. Tërmeti nxori lakuriq Edi Ramën. Arreston studenten Xhulia Aliaj, penalizon administratorët dhe mbyll portalin JOQ, kanos mediat të gjitha, urdhëron reklama për ndihmë tek ai, për të rritur KÇK e tij. Në vitin 2010 Rama lajmëronte viktima përmbytjeje, të cilët nuk ekzistonin. Më pas Erion Veliaj u shkruante ndërkombëtarëve për kanibalizma, shkulje fëmije … nga barku gruas së pretenduar të Elvis Roshit, pa pasur pikë shtatzënie gjëkundi. Asnjeri nuk u arrestua për këto turpe e shëmti me pasoja.

Opozita duhet të reagojë fort ndaj këtyre veprimeve të dhunshme e jo të ligjshme. Opozita për hatër të solidaritetit të mos i hedhë veshje përsipër për ta mbuluar lakuriqësinë. Ashtu lakuriq duhet të marrë këto shkelma qytetarësh e të ikë. Qëndrimi i Ramës ështe vazhdimësi e tërmetit, duke e rritur intensitetin e goditjes më keq se më 26 nëntor.. Të ikë, ashtu lakuriq, siç e nxori tërmeti..

/Shijak Tv/

Lajme të lidhura

BOTA

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
SPORT

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025
AKTUALITET

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025
AKTUALITET

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025
AKTUALITET

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025
Para

Tërmeti/ Pallati në Tiranë i çarë, banorët: S'na thotë kush të ikim apo jo

TË GJITHA

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025

Durrës/ Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët

18:13 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com