• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Edi Rama ka vdekur, por e mban shkopi

16:33 : 25/11/2019
në BOLD BLOG

Nga ALMER TOSKA

Në librat e shenjtë tregohet nje ngjarje për vdekjen e një prej profetëve që pati drejtuar një nga mbretëritë më të përkryera që mund të ketë njohur ndonjëherë historia. Bëhet fjalë për profetin Solomon ose Sulejman. Sulejmani ishte një njeri aq i fortë në atribute sa e kishin frikë dhe xhindët. Gjithmone ai mbante një shkopë pranë vetes. Në momentin që vdes trupi i tij varet mbi shkop por askush nuk e kuptonte që ai kishte vdekur.

Sipas transmetimeve të ndryshme thuhet që ishte një milingonë që e hëngri shkopin nga poshtë derisa trupi i Solomonit përfundoi i rrëzuar në tokë. Ata që frikësoheshin prej tij, vetëm kur panë trupin në tokë kuptuan që ai kishte vdekur.

Po çfarë duhet të kuptojmë më vdekje të Edi Ramës si koncept?

Edhe pa marr këtë shembull për të shpjeguar më thjesht se në cila ujëra noton Shqipëria e qeverisur nga Edi Rama, nocioni i vdekjes biologjike thote se kur një trup nuk lëviz, nuk kryen frymarrjen natyrale, nuk reagon nga vetëdija personale apo humbet çdo kontroll mbi trupin do të thotë se vdekja ka trokitur.

Lexo edhe:

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

Në një qeverisje vdekjen e saj e kuptojmë kur ajo nuk reagon në as më të voglin skandal që përballet. Nuk dua të futem gjatë në listën e skandale që kanë shoqëruar Edi Ramën në këto 6 vjet por po i kujtoj kalimthi për të thënë se në asnjë rast të vetëm nuk është lëvizur as gishti më i vogël i kësaj qeveria të vdekur mbi kokat e shqiptarëve.

Kur Saimir Tahiri bënte trafik droge, u tha se avionet ishin për të spërkatur mushkonjat. Asnjë lëvizje nuk ndodhi. Tahiri përkundrazi u be Ministri i Brendshëm më jetëgjatë i shtëtit Shqiptar. Ilir Beqajt i doli boja me super skandale në shëndetësi, dhe fund fare iku si milardier. Arben Ahmetaj nga ana tjeter tek finanacat bëri kërdinë. Elisa Spiropali, Briseida e famshme.. Pa harruar historitë me PPP e famshme që opozita i ka denoncuar për vite me radhë. Apo dosja 184 dhe 339. Eeeeee sa kusure ka kjo qeveri mbi supe por nuk ka nxjerr zë edhe pse pesha e mekatit ia ka ulur kurrizin deri në atë derexhe sa e ka fundosur totalisht në gropën e madhe. Janë shumë dhe janë vërtetë shumë.

Mora këtë shembull për të kuptuar relalitetin politik në të cilën ndodhet vendi nga një keq qeverisje 6 vjeçare. Edi Rama ka vdekur, u kuptua që vitin e parë që premtimet boshe po dilnin zbuluar nga mania për të bërë para më çdo kusht dhë në çdo lloj forme.

Edi Rama për demokratët e thjeshtë ka vdekur që ditën që i zuri vendin Sali Berishës. Bindja militanteske që ushejmë brenda vetes mbase të bën edhe të verbër nga dashuria për liderin e partisë që voton por edhe qorr për liderin kundërshtar. Këtë herë demokratët dhe ata që nuk e votuan Edi Ramën ishin me të drejtën. Me të drejtën sepse aftësitë e tyre nuhatëve për të kuptuar një keq qeverisje që i kanosej Shqipërisë, e kuptuan që në vitin 2013.

Që Edi Rama ka vdekur këtë e kanë kuptuar së fundmi edhe ata që e kanë votuar, ata të brymosurit fanatik, të majtët e thjeshtë. Kur shikojnë që ekonomia familjare e tyre po shkon si mos më keq. Aq shumë janë varfëruar të majtë dhe të djathë në këto 6 vjet me Edi Ramën sa as në vitin 90′ nuk ishin më të varfër. Në të gjitha praktikat politike të njohura nga eksperienca apo leksionet politike thuhet se pushteti të konsumon. Por në shumë raste të telendis, të poshtëron aq shumë sa mund të urrehesh deri në breza. Edi Rama është rasti tipit i një kryeministri që do të urrehet aq shumë në breza, sa do mbahet mend si kryeminstri që boshatisi Shqipërinë.

Edi Rama ka vdekur dhe prej tij nuk ka më asnjë shpresë, këtë e kanë kuptuar edhe fermerët, që janë në protesta të vazhdueshme sepse vdekja e zezë që kalon qeveria e Edi Ramës i ka harruar në hallin e tyre, dhe po i fundos duke mos kujtuar se duhet të përgjigjet për ata njerëz që i premtoi parajsën në 2013 dhe u ka berë dhuratë ferrin në 6 vjet qeverisje. Fermerët që sot janë të zhytyr në borxhe sepse prodhimi i tyre nuk po shitet, dhe si pasojë ata e kanë të pamundur të paguajnë këstet e kredive, është një tregues , që shumë e mendojnë si qeveri mos kokçarëse por është akoma më rëndë. Ka vdekur. Kjo qeveri po largohet nëpërmjet vdekjes që ka si destinacionin ferrin në opozitë.

Këtë qeveri në këmbë po e mban shkopi. Shkopi i Solomonit është media e blerë dhe e kapur. Është ky shkop që ndodhet në dorën e Endri Fugës dhe dhunshëm po mundohet të fsheh vdekjen e pushtetit. Kontrolli mediatik që i bëhet televizione kryesore, është mënyra për të zgjatur ditët por është një rrugë që nuk e shmang dot fundit e hidhur. Por ky shkop nuk mund ta fsheh gjatë gjendjen fatale të Kryeministrit pasi shqiptarët e kanë kuptuar që Edi Rama ka vdekur.

Etiketa: Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

13:55 : 17/08/2025
AKTUALITET

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

10:56 : 17/08/2025
AKTUALITET

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

15:18 : 16/08/2025
AKTUALITET

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

16:48 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

14:49 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ Kur Rama akuzonte: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

10:25 : 14/08/2025
Para

"Dysheku me myk"/ Denoncimi: Pediatria e Tranës pa kushte (FOTO)

TË GJITHA

Nga gomonia te vizat/ Shqiptarët ndryshojnë kurs, rënie rekord e azilkërkimeve në Britani

20:45 : 17/08/2025

Zelensky: Një garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën do të ishte historike

20:25 : 17/08/2025

Përfshihet nga flakët një servis në Fier, tymi mbulon zonën

20:05 : 17/08/2025

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb në Merdar

19:59 : 17/08/2025

Mungesa e ilaçit rrezikon pacientët me tumor: Po na vrasin me dijeni

19:42 : 17/08/2025

Macron: Evropa dhe Ukraina duhet të jenë të bashkuara përballë Rusisë

19:29 : 17/08/2025

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

18:55 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com