Në një intervistë me “Mundo Deportivo”, drejtori i klubit të Barcelonës, Eric Abidal, konfirmoi që Rakitiç nuk është më në planet e tyre.
“Rakitiç e di që është një vendim sportiv. Ai duhet ta kuptojë këtë. Ai ishte paralajmëruar më parë që nuk ishte në planet tona”.
Mesfushori kroat e ka kaluar shumicën e sezonit në stol, dhe raportohet që është i interesuar të ndërrojë klub më merkaton e dimrit.
Gazeta spanjolle “Sport”, raporton që Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë eurosh nga një klub i Premier League.
Ndërsa për sa i përket të ardhmes së tij ,te Milani e kanë bërë të njohur interesin e tyre për mesfushorin por sipas “Sport”, Rakitiç dëshiron t’i bashkohet Juventusit.