• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Projekti i “Unazës së Re” është pa leje të vlefshme ndërtimore, PD dorëzon dokumentat në prokurori

11:08 : 18/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Kleviz Balliu ka  bërë publike dokumentat që tregojnë se projekti i “Unazës së Re” është pa leje të vlefshme ndërtimore pasi kompania “AVE CONSALTING”, në kundërshtim me ligjin, nuk ka drejtues teknik në fushën e gjeodezisë. Pa studimin topografik nuk mund të projektohen detajet e zbatimit të projektit.

Në një konferencë nga selia blu, Balliu deklaroi se PD do t’i dorëzojë Prokurorisë te gjitha dokumentat e nevojshme për të nxjerrë në dritë këtë aferë korruptive, ku një grusht njerëzish duan të shtojnë pasuritë duke shkatërruar jetën e qindra familjeve. Gjithashtu ai i kërkoi që të mos i zvarrisë hetimet siç po bën me DH Albania.

Në përfundim të deklaratës së tij, ish-deputeti demokrat tha se me ligjin e ri Antimafia dhe me programin “Ndiq paranë”, zyrtarët apo privatët e përfshirë në këtë aferë do të paguajnë çdo dëm që i është shkaktuar shtetit shqiptar dhe banorëve të Unazës së Re nga projekti korruptiv 20 milion euro për 1 km.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KLEVIS BALLIU

Projekti korruptiv i Unazës së Re, që po shkatërron shtëpitë e qindra familjeve për vjedhjen e disa milionë eurove dhe ndërtimin e disa komplekseve me pallate në të njëjtin vend është pa një leje të vlefshme ndërtimore.

Lexo edhe:

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Kukës/ EMRI

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

Që prej një viti, Partia Demokratike ka publikuar dokumenta dhe të dhëna që tregojnë se projekti i Unazës së Re u nis si një projekt për të vjedhur, duke shkelur disa nga rregullat kryesore për ndërtimin e një vepre të tillë.

Rol kyç në skemën e vjedhjes me projektin e Unazës së Re ka Agjencia e Rrugëve, e cila, në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve, ka pranuar si dhuratë një projekt të gatshëm mbi 1 milionë euro nga kompania AVE CONSULTING.

Dokumentat provojnë se projekti teknik eshte jo i plotë. Atij i mungon studimi topografik, gjë që vërtetohet nga shkresa e 16 Tetorit 2018 e Autoritetit Kombëtar të Rrugëve.

Një shkresë tjetër, e 11 Dhjetorit 2018 e Ministrisë së Infrastrukturës, tregon kompania “AVE CONSALTING” ,që ka sponsorizuar projektin, në kundërshtim me ligjin, nuk ka drejtues teknik në fushën e gjeodezise. Ky është një fakt shtesë për mungesën e studimit topografik, pa të cilin nuk mund të projektohen detajet e zbatimit të projektit.

Mungesa e këtij studimi sjell pasoja juridike në pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit të projektit që kushton 20 milionë euro për 1 kilometër. Duke mos patur një studim të fazes së parë të projektit, shkaktohet edhe një dëm i madh ekonomik, pasi volumet e punës llogariten keq, aksi i rrugës zhvendoset sipas interesave korruptivë të momentit dhe rritet kostoja e punimeve.

Përveç anës teknike, që bën të pavlefshëm lejen e ndërtimit, në këtë çështje ka edhe një konflikt të pastër interesi të kompanisë që gjoja i ka falur qeverisë një projekt 1.2 milionë euro. Nga njëra anë, Ave consulting, që ka projektuar shkatërrimin e qindra shtëpive tek Unaza e Re, ka fituar tenderin per të permbyllur procedurat e legalizimit te objekteve informale.

Parti Demkoratike i kërkon Prokurorisë të hetojë pa vonesë këtë aferë të rëndë korruptive, duke mos e zvarritur atë siç po bën me rastin e DH Albania, për të cilën, akoma pas një viti nuk ka asgjë konkrete.

Partia Demokratike do t’i dorëzojë Prokurorisë te gjitha dukementat e nevojshme për të nxjerrë në dritë këtë aferë korruptive, ku një grusht njerëzish duan të shtojnë pasuritë duke shkatërruar jetën e qindra familjeve.

Një prokurori e pavarur, që nuk sakrifikon drejtësinë për t’ia hedhur vetingut, ka në dorë të kërkojë pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij projekti korruptiv dhe të pavlefshëm juridikisht tek Unaza e Re!

Kur shqiptarët t’i besojnë Partisë Demokratike qeverisjen e vendit, zyrtarët apo privatet e përfshirë në këtë aferë do të përgjigjen para ligjit. Me ligjin tonë të ri Antimafia dhe me programin tonë “Ndiq paranë”, ata do të paguajnë çdo dëm që i është shkaktuar shtetit shqiptar dhe banorëve të Unazës së Re nga projekti korruptiv 20 milion euro për 1 km.

Shkelja e nenit nr. 1 i LIGJIT TE SPONSORIZIMEVE

Afrim Qendro deklaron se eshte bere studimi i gjeodise nga kompania e tij, por nuk pranon ta publikoje kete studim.

Pergjigjia e Ministrise se Infrastruktures e cila pohon se kjo kompani nuk ka gjeodet (topograf) duke hedhur poshte Afrimm Qendron qe pretendon se ka nje studim teknik per Unazen e Re.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Kukës/ EMRI

14:21 : 14/07/2025
RAJONI

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14:16 : 14/07/2025
BOTA

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14:01 : 14/07/2025
AKTUALITET

Shkarkime masive në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

13:59 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

13:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

Thethi, albanologu dhe albanofobi

13:46 : 14/07/2025
Para

Mbledhje tek Ferrari, krisje mes Vettel dhe Leclerc

TË GJITHA

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Kukës/ EMRI

14:21 : 14/07/2025

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14:16 : 14/07/2025

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14:01 : 14/07/2025

Shkarkime masive në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

13:59 : 14/07/2025

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

13:47 : 14/07/2025

Thethi, albanologu dhe albanofobi

13:46 : 14/07/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

13:30 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com