Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një vajze 7 vjeçare ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Bubq-Mozhë.
E mitura është përplasur nga një automjet tip Ford Puma, me targa DR 2273 E, me drejtues Erjon Laska, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë.
E mitura mbeti e plagosur rëndë nga aksidenti, ndërsa ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak, në Tiranë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të drejtuesit të mjetit.