• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DW: Kushtetuesja mund të ngrihet në Maj, ambasadorët pro votimit

16:50 : 12/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Parlamenti miratoi të hënën me votim të fshehtë, me 105 vota të bashkuara të mazhorancës socialiste dhe opozitës së re, dy anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Numri i gjykatëseve kushtetuese, të sapozgjedhura arriti të hënën në 3, kur një tjetër kandidate, Arta Vorpsi, u konsiderua nga Këshilli i Legjislacionit të Parlamentit, e zgjedhur nga lista e Presidentit, edhe pse Meta, nuk u shpreh për atë dhe bllokoi procesin.

Peter Zingraf: Gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, vlerësoi zgjedhjen nga Parlamenti të dy gjykatëseve të reja të GJK. “Ne përshëndesim vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar. Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbasin fokusin. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor” theksoi, ambasadori Zingraf në një deklaratë për mediat. Ai u solli në vëmendje të aktorëve politikë të Tiranës rezolutën e Bundestagut gjerman për Shqipërinë dhe rëndësinë që ajo i jep “rivendosjes në funksionalitet të Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në.”

BE dhe SHBA: Sa më parë funksionimi i GJK

“Presim krijimin e një Gjykate Kushtetuese funksionale, sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian,” u shpreh delegacioni i BE në median sociale. Ambasada e SHBA në Tiranë e vlerësoi të hënën Gjykatën Kushtetuese si ” një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratikë.” “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri, ” bëri me dije ambasada e SHBA në median sociale.

Lexo edhe:

Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

PD – puҫ kushtetues kundër drejtësisë së pavarur nga politika

Partia Demokratike, (PD) që kryeson opozitën jashtë parlamentare, e dënoi zgjedhjen e dy gjykatëseve të reja kushtetuese nga Parlamenti si „puҫ kushtetues kundër Drejtësisë së pavarur nga politika”. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i saj i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e quajti Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, institucioni që selekton kandidatët për anëtarë të GJK, “të kapur nga kryeministri Rama” dhe që “ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën pasi eliminoi garën dhe për 4 vendet vakante në GJK paraqiti vetëm 4 kandidatë, të njëjtët emra si për Presidentin edhe për Parlamentin dhe jo 12 siç kërkon Kushtetuta.”

“Puçi kushtetutes i Edi Ramës ndaj një GJK të pavarur nga politika, cënon interesin e qytetarëve shqiptarë për të patur tek Gjykata Kushtetuese një garante të besueshme për mbrojtjen e të drejtave të tyre” theksoi të hënën, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Kur mund të fillojë funksionimi i GJK?

Me zhvillimet e fundit në Parlament, GJK ka 5 anëtarë nga 9 syresh që duhet të ketë për t’i dhënë fund mosfunksionimit të saj që nga qershori 2018. Nga 4 anëtarët, që duhen për funksionimin efikas të GJK , një e zgjedh Presidenti dhe tre Gjykata e Lartë, që pritet të funksionojë në fund të vitit. Ndërkohë edhe numri aktual prej 5 anëtarësh mund të jetë i cënueshëm nga vettingu.

Në mes të muajit të kaluar, Presidenti Meta, dekretoi anëtarin e parë të ri të GJK, prokurorin Besnik Muҫi, që ka kaluar vetëm fazën e parë të vetting-ut. Komisioneri Publik ka adresuar një ankimim kundër tij në Kolegjin e Posaҫëm të Apelimit për mos justifikim të pasurisë. Nëse Kolegji i Posaҫëm i Apelimit pranon ankimimin ajo që pritet të ndodhë është shkarkimi i Besnik Muҫit si anëtar i GJK dhe nxjerrja për 15 vjet jashtë sistemit të drejtësisë.

Tani hapi i radhës është betimi i 3 anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese tek Presidenti Meta.

Nëse Gjykata e Lartë fillon funksionimin në fund të vitit dhe ka mundësi të japë 3 kandidaturat e saj për anëtarë të GJK, Shqipëria do ta ketë funksionale këtë gjykatë para majit 2020, kur pritet të mbahet samiti i Zagrebit dhe të rimerret çështja e hapjes së negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /DW/

Etiketa: Gjykata Kushtetuese

Lajme të lidhura

RAJONI

Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh

16:18 : 18/08/2025
AKTUALITET

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

10:48 : 09/08/2025
RAJONI

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025
Lajmet e Dites

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
Para

Festivali i RTSH/ Pas akuzave për korrupsion, reagon Alketa Vejsiu

TË GJITHA

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit Ilir Beqaj, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025

Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të lënduar

10:18 : 20/08/2025

EMRI/ Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

10:00 : 20/08/2025

Krim në Divjakë/ 32-vjeçari vritet me thikë për një kanal vaditës!

09:44 : 20/08/2025

EMRI/ Plagosje me thikë në Laç, arrestohet autori

09:40 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com