Maurizio Sarri, në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Milanin, tha se Juventusi vetëm mund ta falenderojë Cristiano Ronaldon, për sakrificën që bëri duke luajtur mes dhimbjeve, dhe shpjegoi dëmtimin e gjurit të portugezit, një problem që vazhdon prej disa javësh.
Sarri surprizoi kur e nxorri portugezin jashtë fushe në minutën e 55-të, disa ditë pas zëvendësimit ndaj Lokomotivës së Moskës, një vendim që Ronaldo nuk ishte i kënaqur.
“Duhet ta falenderojmë Ronaldon, sepse ai bëri një sakrificë për të luajtur në një ndeshje të rëndësishme. Ai bëri gjithçka ishte e mundur për të luajtur, por e pashë që nuk ishte mirë dhe mendova se më e mira ishte ta zëvendësoja,” tha ai për “Sky Sport Italia”.
Është normale që një lojtar mërzitet kur lë fushën e lojës, aq më shumë kur ai lojtar ka punuar aq fort për të qenë aty. Përgjatë muajit të kaluar, ai ka pasur probleme në gjurin e tij, ku dëmtoi ligamentin kolateral në stërvitje”.
Ndërsa në lidhje me performancën e skuadrës ai deklaroi:
“Më pëlqeu shpirti i skuadrës, por duhet të përmirësohemi shumë për sa i përket cilësisë së lojës, pasi bëmë shumë gabime, dorëzuam topin me gabime foshnjarake dhe krijuam hapësira për Milanin”.













