• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

“Si e zbulova që gruaja më tradhtonte, më mori 20 mijë euro”

08:59 : 09/11/2019
në NDRYSHE

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan trajtoi këtë të premte historinë e fortë të një babai, i cili kërkon që të takojë vajzën e tij, por ish-bashkëshortja nuk e lejon. Mehmet Ibra është një burrë nga Luzi i Kavajës. Ai rrëfeu përballë moderatores Mirela Milori se në vitin 2011 lidh kurorë me një grua nga Tirana. Kjo ishte martesa e tij e dytë pasi më parë kishte qenë i martuar me një grua tjetër me të cilën ka edhe tre fëmijë të tjerë. Ai jetonte me gruan e dytë në një nga zonat e Tiranës në kohë kur edhe bëhet me një vajzë tjetër.

“Jetonim në “Ali Dem”. Gjatë kohës që jetuam në “Ali Dem” si çdo familje shkoja në punë, ajo shkonte në punë. Pas një farë kohe mbeti shtatzënë dhe na erdhi në jetë vajza e vogël Sara. Është 9 vjeç. Kur ishte Sara, 6 muajshe filluan edhe ato problemet familjare”, tha Mehmeti.

Por edhe martesa e dytë shkoi drejt divorcit pasi Mehmeti rrëfeu se ish-bashkëshortja kishte filluar të kishte lidhje me dikë tjetër. Ai tregoi në “Historia ime”, problemet e para me të shoqen dhe si i kishte dhënë 20.000 euro vjehrrës për një shtëpi në Qytetin Studenti.

“Pas disa kohësh pasi lind vajza te shtëpia në “Ali Dem” isha me qira. Zonja e kishte shtëpinë për të shitur. Kërkova ta blija. Kësaj nuk i kisha treguar që kisha lekë me vete. Kisha 8.000 euro në bankë, pjesën tjetër i kisha nga Italia. Kur erdhi i zoti i shtëpisë nuk ramë dakord sepse rriti çmimin e shtëpisë. Nuk e blemë shtëpinë, por në këtë kohë ish-gruaja ime me gjithë vjehrrë edhe më thotë “që jemi duke ndërtuar në Qytet Studenti një shtëpi”. Më tha “të keqen nëna pse do e marrësh qiranë këtu se është shumë e vogël”. Sa e mori vesh nuk më la rehat. Më tha pse do e marrësh qiranë kaq larg. Në Qytet Studenti qiraja është edhe më e lartë. “Nëna sido që të jetë, gocës do ia japë një shtëpi. Ti meqë i paske këto lekë, m’i jep edhe sido që të jetë puna ti mos të ngelesh në rrugë”, tha ajo. Unë nuk i dhashë fjalë, por thashë të pyesja nënën time. Ajo më tha që t’ia jap ato lekë edhe nuk është se do ngelja jashtë. I jap lekët, 20.000 Euro”, tha ai.

Mehmeti rrëfeu se kishte pasur dyshimet e veta se bashkëshortja e tradhtonte kur kthehej nga puna. Më pas kishin qenë disa telefonata që ish-bashkëshortja bënte me të dashurin, ku vendosi të ndahej.

Lexo edhe:

Dolën te “Dua të të bëj të lumtur”, gruaja e pranon: Gënjyem për të marrë para dhe ushqime (Video)

Rrëfimi rrëqethës i Inës: Burri u bë tutori im, më nxirrte në rrugë kur isha shtatzënë

“Për të shkuar në punë kjo donte vetëm 20 minuta. Për të ardhur kjo vinte 3-4 orë me vonesë. Ne filluam problemet. Kisha dyshimet e mia. Shtatë herë i çonte kjo telefonatë, një herë ai, kur kjo dilte nga puna. Më rrinte si hu. Për hatër të fëmijës nuk mendon i thashë unë. Sido që të jetë më tha “lekët t’i kam marrë, gocën ta kam marrë”. Aty i flas vjehrrës dhe i them që nuk po na shkojnë punët mirë dhe foli gocës se nuk është problemi im. E merr në telefon kjo dhe i thotë hajde se nuk është në shtëpi. Këtu ia jap të vëllait telefonit dhe i them ja kush është motra. Vendosa dhe e lashë”, rrëfeu Mehmeti.

Pas shumë vitesh debatesh ai i kërkoi divorcin i cili u finalizua në vitin 2017. Por që nga viti i ndarjes, lind edhe drama e Mehmetit. Gjykata vendosi që vajza të jetë në ngarkim të nënës.

“Problemin më të madh e kam me vajzën. Nuk kemi lind me lekë. Në gjykatë kërkova, duke qenë se jam babai i saj dhe të mos më harrojë si babë ma jepni gocën një herë në javë, të dielën, dy orë. Kam një pension për të paguar. M’i hedh lekët surratit dhe thotë pa 200 mijë lekë mos të të shoh në derë”, tha Mehmeti.

Gjyqi i ka dhënë të drejtën ta takojë fëmijën, por për herë të fundit Mehmeti e ka takuar para 2 vitesh vajzën e tij.

“Kam shkuar disa herë që ta takoj mirëpo meqenëse ky zotëria punon në polici, mund të shkojë atje dhe mua jo që nuk më japin të drejtë, por nga dera e shtëpisë më çojnë në polici”, tha Mehmeti.

Etiketa: Historia imeMehmet Ibra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dolën te “Dua të të bëj të lumtur”, gruaja e pranon: Gënjyem për të marrë para dhe ushqime (Video)

13:13 : 11/12/2019
AKTUALITET

Rrëfimi rrëqethës i Inës: Burri u bë tutori im, më nxirrte në rrugë kur isha shtatzënë

18:54 : 13/11/2019
Para

Rrëfehet vajza që akuzohet se shtirej si fëmijë për të vrarë prindërit birësues

TË GJITHA

Mandat dhe miliona nga qyetarët/ Misioni i Vasil Llajos, që thotë se ka ardhur për njerëzit në politikë

16:03 : 22/05/2025

Foto/ Ndëshkohej qëllimisht për të pasuruar miqtë, zbulohen bisedat e lojtarit të Sevillas

15:55 : 22/05/2025

EMRI/ Kjo është gruaja që humbi jetën pas operacionit në klinika private “Villa Alba”

15:54 : 22/05/2025

Irani kërcënon SHBA-në: përgjegjëse nëse Izraeli sulmon objektet tona bërthamore

15:49 : 22/05/2025

Fatmir Prengajt i përfundon huazimi me Tiranën, kthehet te Vora

15:40 : 22/05/2025

Gazetari: Nëse “zbërthehet” Google Pixel, mund të zbardhet vrasja e Ervis Martinajt

15:36 : 22/05/2025

OBSH: Popullsia po plaket, nevojiten politika sociale

15:27 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com