• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Tmerret e komunizmit/ A ishte i afërmi i Bledi Çuçit, sigurimsi që arrestoi mjekun Natan Schachner në ’73?

22:20 : 07/11/2019
në KRYESORE, NDRYSHE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Studiuesi dhe gazetari Dashnor Kaloçi po publikon, në seri, historinë tragjike të mjekut me origjinë hebraike, Natan Schachner, i cili vdiq në birucat e hetuesisë, në vitin 1973.

Në hulumtimin e tij, studiuesi ka intervistuar Mila Schachner (Çorati), ish-komuniste e orëve të para dhe Përgjegjëse e Rinisë në Brigadën e Dytë të Beqir Ballukut, e cila tregon gjithë historinë e bashkëshortit të saj me origjinë izraelite, Natan Schachner, që u zhduk në mënyrë misterioze nga Sigurimi i Shtetit në vitin 1973 në qelitë e Degës së Brendëshme të Durrësit.

Në rrëfimin e saj, bashkëshortja e mjekut tregon momentin e trishtë të arrestimit të Natan Schachner: “Më datën 11 janar të vitit 1973, që përkonte dhe me festën e Republikës, në shtëpinë tonë në qytetin e Durrësit, erdhën rreth 12 civilë të Sigurimit me në krye Kryetarin e Degës së Brendëshme të asaj kohe K.E. Në atë moment që ata hynë në mënyrë demostrative në shtëpi, Natani që po luante tavëll me dy shokë të tij, ngriu në vënd dhe nuk foli asnjë fjalë, kur ata i komunikuan se “në emër të popullit ishte i arrestuar”.

Më tej, bashkëshortja e mjekut hebre vijon rrëfimin e saj: “Unë u tremba dhe menjëherë zura të bërtisja duke u thënë se ai nuk kishte bërë asgjë, por njëri nga ata, një djal i ri i quajtur Vladimir Çuçi, me shumë dashamirësi gjeti momentin dhe më tha në italisht se unë nuk duhej të flisja. Pas arrestimit të Natanit, ata i bënë një kontroll të imët të gjithë shtëpisë dhe morën me vete të gjitha dokumentat e tij, si dhe dy libra të vëllait tim Agron Çoratit, të cilat i kishte shkruar gjatë kohës që ishte në internim në Zvërnec”.

Lexo edhe:

Krimet zgjedhore/ Dështimi i SPAK-ut, vetëm dy procedime për përdorimin e administratës në zgjedhje

Lë “thatë” Tiranën dhe Partizanin, ish-mesfushori i Kombëtares firmos me klubin e ri

Vijimi është kalvari i vuajtjeve disa-mujore, deri sa ajo mësoi për vdekjen e bashkëshortit të saj në hetuesi. Versioni zyrtar që iu përcoll nga autoritetet ishte që “Nathan Schachner kishte varur veten…”.

Në këtë histori, bie në sy një emër i përveçëm që përmend Mila Schachner (Çorati), në grupin e sigurmasve që i shkuan në shtëpi për arrestimin e bashkëshortit-ai ishte “sigurimsi i ri, që gjeti momentin dhe, me shumë dashamirësi, më tha në italisht se nuk duhej të flisja”-Vladmir Çuçi.

Në Regjistrin e Gjendjes Civile të shtetasve shqiptarë, rezulton vetëm një person me emrin “Vladimir Çuçi”. Ai është i datëlindjes 1948 dhe përmbush kriterin e “djalit të ri” në vitin 1973, sipas përcaktimit të znj. Mila Schachner (Çorati). Në atë vit, personi me emrin Vladimir Çuçi, i vit-lindjes 1948, ishte 25 vjeç.

Gjithnjë referuar Regjistrit të Gjendjes Civile, ky person, pra Vladimir Çuçi, rezulton të jetë xhaxhai i ministrit aktual të Bujqësisë, Bledar Çuçi.

Nuk ka të dhëna të tjera për të faktuar nëse Vladimir Çuçi-xhaxhai i Bledi Çuçit është i njëjti person apo jo me “sigurimsin” Vladimir Çuçi që përmend e veja e mjekut hebre, Natan Schachner, i vdekur në birucat e Hetuesisë, në vitin 1973.

Gjeneralitetet e shtetasit Vladimir Çuçi. Sipas regjistrit të Gjendjes Civile, figuron vetëm një shtetas me këtë emër. Atësia dhe amësia e Vladimir Çuçit është e njëjtë me atë të babait të ministrit Çuçi
Gjeneralitetet e shtetasit Vladimir Çuçi. Sipas regjistrit të Gjendjes Civile, figuron vetëm një shtetas me këtë emër. Atësia dhe amësia e Vladimir Çuçit është e njëjtë me atë të babait të ministrit Çuçi
Regjistri i Gjendjes Civile. Gjeneralitetet e Triumf Çuçit, babait të ministrit Çuçi (përfshirë atësi dhe amësi)
Regjistri i Gjendjes Civile. Gjeneralitetet e Triumf Çuçit, babait të ministrit Çuçi (përfshirë atësi dhe amësi)
Regjistri i Gjendjes Civile. Gjeneralitetet (përfshirë atësinë) e ministrit të Bujqësisë, Bledar Çuçi
Regjistri i Gjendjes Civile. Gjeneralitetet (përfshirë atësinë) e ministrit të Bujqësisë, Bledar Çuçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dështimi i SPAK-ut, vetëm dy procedime për përdorimin e administratës në zgjedhje

16:55 : 29/07/2025
SPORT

Lë “thatë” Tiranën dhe Partizanin, ish-mesfushori i Kombëtares firmos me klubin e ri

16:49 : 29/07/2025
BOTA

Çekia ndalon propagandën komuniste

16:49 : 29/07/2025
AKTUALITET

Konstatohet një hotel trekatësh pa leje në Berat, arrestohet vetëm pronari (EMRI)

16:33 : 29/07/2025
AKTUALITET

Shkrumbohen pyjet/ 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret mbi 161 milionë euro

16:30 : 29/07/2025
SPORT

Joao Felix prezantohet te Al Nassr, detajet e kontratës

16:25 : 29/07/2025
Para

Lirohet pas 2 vitesh i dënuari me burgim të përjetshëm: Besoj tek drejtësia njësoj si tek Zoti (Emri)

TË GJITHA

Krimet zgjedhore/ Dështimi i SPAK-ut, vetëm dy procedime për përdorimin e administratës në zgjedhje

16:55 : 29/07/2025

Lë “thatë” Tiranën dhe Partizanin, ish-mesfushori i Kombëtares firmos me klubin e ri

16:49 : 29/07/2025

Çekia ndalon propagandën komuniste

16:49 : 29/07/2025

Konstatohet një hotel trekatësh pa leje në Berat, arrestohet vetëm pronari (EMRI)

16:33 : 29/07/2025

Shkrumbohen pyjet/ 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret mbi 161 milionë euro

16:30 : 29/07/2025

Joao Felix prezantohet te Al Nassr, detajet e kontratës

16:25 : 29/07/2025

Izraeli dhe SHBA bojkotojnë samitin e OKB-së

16:20 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com