• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrumi, Rrahja dhe Rilindja

15:20 : 05/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe personazhit të botës së krimit Aleksandër Lahja, i njohur si “Rrumi Sukthit”, ka tashmë një emër të arrestuar, ai është Redjan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja.

E shkuara dhe e tashmja është e njëjtë, mes atyre që lëshojnë plumba dhe tjetër që i marrin. Ndërsa “Rrumi Sukthit” ishte akuzuar si një nga autorët që dhunoi rëndë biznesmenin libanezo amerikan Faadi Mitri, edhe Redjan Rraja ishte proceduar për fshehje të provave të krimit, në vrasjen e Elton Çiços.

Më pas u “amnistuan” të dy këta personazhe, pasi njëri në Fushë-Krujë dhe tjetri në Durrës, veshëm kostumin e Rilindjes dhe nisën fushatën në favor të Partisë Socialiste. Djem të mirë, por “çuna problematik” do i quante një ish-ministër i Ramës, por këta janë oksigjeni i pushtetit. Ta ofrojnë qeverinë në tepsi, sigurojnë vota, shantazhojnë votues dhe blejnë fokarallakën me 40 mijë lekë të vjetra vota.

Pasi të japin pushtetin duan edhe një copëz pushtet. Në dy forma ta kërkojnë. Së pari nuk duan që të preken në veprimtarinë e tyre kriminale, pasi në çdo rast kujtdo zyrtari ia plasin në fytyrë korrikulumin e pasur, duke treguar sa vota u kanë dhënë dhe si i mbyllnin në shtëpi dhe shantazhonin votuesit e djathtë.

Lexo edhe:

Ka nënën sëmurë! Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja

Dhunoi një familje, vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja lirohet një orë pas arrestimit/ Berisha: Urdhër i Ramës

Një tjetër formë është benefiti duke kapur për vete dhe të afërmit postet e rëndësishme të drejtorive të ndryshme. Në Postë, Dogana, Port, Tatim-Taksa, Drejtori Rruge dhe kudo tjetër ku parajë rrjedh lumë, duan vendin e tyre si drejtues.

E pavarësisht se mund të qëndrojnë me “pushtetarë të shkolluar” nëpër tavolina ku hahet peshk i përzgjedhur dhe pihet verë franceze, ata nuk mund të heqin dorë nga ajo çfarë në të vërtetë janë, bota e errët e krimit. Rrumin si i plagosur dhe Rrajën i dyshuar si atentator i lidh partia, paria me të cilët ata qëndronin dhe do të qëndrojnë dhe idealet politike që vijnë nga pushteti i Rilindjes.

Mes tyre edhe mund të kenë konflikte, por babaxhanët e Rilindjes po tentojnë të ulin gjakrat e këtyre djeve problematik, sepse i është prishur imazhi kryeministrit. Nëse imazhi i preket, ai nuk të fal, vetëm aty nuk duron dot. Ata janë të lirë të grabisin pronën publike, të fusin duart në arkën e taksapaguesve, të përfitojnë favore nga administrata, por kurrsesi nuk duhet të afishojnë kreun e qeverisë.

I ndodhur ngushtë, kryeministri reagoi vetëm pak orë më parë, pasi policia dhe prokuroria njoftuan se për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij Andi Maloku dhe “Rrumit të Sukthit”, identifikoi si autor të dyshuar Redjan Rrajën, nipin e deputetit të tij.
“Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu”-shkruan Rama. Në reagimin e tij, një tymnajë të zakonshme, për të hequr vëmendjen nga thelbi i problemit, Rama nuk shpjegon se përse “Rrumin e Sukthit” e mbanin afër drejtuesit lokal të Durrësit, duke i ofruar edhe ofiqe për të vëllanë si drejtor i Postës në Durrës. Nuk jap shpjegim sesi Redjan Rraja bënte fushatë për Rilindjen dhe ushtronte presion për të marrë vota në favor të saj dhe si shpërblim kërkonte paprekshmërinë.

Po ai ujë që Rama kërkon të nxjerrë mund ta fshijë edhe vetë atë, ndaj sot nuk e beson askush se e ka seriozisht që do të largohet nga bota e krimit dhe se në vend “drejtësia e re” do të sjellë begatinë. Prej tyre erdhi në pushtet, nga ata mbahet dhe prej tyre do gjejë fundin nëse vërtetë guxon të largohet.

Sot kryeministri i ndodhur ngushtë edhe nëse dëshiron ti largohet trafikantëve, grabitësve, dhunuesve, apo edhe të dyshuarve për vrasje, janë ata që nuk do e lejojnë. I ka një borxh të madh dhe ai duhet shlyer me mbrojtje në paudhësitë që bëjnë, të mira materiale dhe “pastrim figure”. Të lidhurit me botën e krimit pikërisht këtë po kërkojnë më shumë, që të zgjasin me vite, e ndoshta me dekada një pushtet i cili i trajton ata si bashkëpunëtorë të mirë dhe biznesmenë të “ndershëm”, pse jo në të ardhmen të kërkojnë të shpallen edhe “qytetarë nderi”. Rrumi, Rraja dhe Rilindja janë një!

Etiketa: Rrahman Rraja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ka nënën sëmurë! Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja

20:31 : 01/09/2025
AKTUALITET

Dhunoi një familje, vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja lirohet një orë pas arrestimit/ Berisha: Urdhër i Ramës

22:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Rrahën bashkë me të birin një familje, arrestohet vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja

14:13 : 16/11/2024
AKTUALITET

Dhuna ndaj familjes Caca, shpallet në kërkim vëllai i ish-deputetit të PS-së

20:39 : 26/10/2024
AKTUALITET

Rënia e grupit socialist të Durrësit

17:44 : 21/10/2024
AKTUALITET

Rama fut vajzën e ish-deputetit Rrahman Rrajës në Asamblenë e PS-së

08:42 : 01/08/2024
Para

Ismail Qemali, 1911: Osmanët të plotësojnë kërkesat e malësorëve shqiptarë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com