Që presidenti rus, Vladimir Putin ka shumë për të fituar nga fitorja e Donald Trumpit, nuk ka asnjë dyshim për këtë.
Por për të thënë me siguri se autori i “hakerimit” të emaileve të Komitetit Demokratik Kombëtar (DNC). skandali i cili ka hedhur hije mbi konventën Demokratike dhe kandidaten kryesore Hillary Clinton, gjë e cila shkaktoi dorëheqjen e udhëheqëses së demokratëve, Debbie Vasserman Schultz, kjo është me të vërtetë e komplikuar.
Bëjmë një hap prapa. 19,252 emailet janë publikuar nga WikiLeaks më 23 korrik 2016. Drejtuesit e Partisë Demokratike kishte raportuar për një “hacking” kompjuterët e tyre në qershor, shkruan bota.al.
Është e paqartë, megjithatë, se si organizmi i Julian Assange i ka marrë këto mesazhe. Shërbimet amerikane kanë thënë se nuk është e sigurt, nëse ky është një operacion spiunazhi kibernetik ‘rutinë’ – të tilla si ata që Shtetet e Bashkuara kryejnë nëpër botë – apo nëse është pjesë e një përpjekjeje për të manipuluar zgjedhjet amerikane. Megjithatë, disa shenja bëjnë të mendosh se prapa sulmit ka një dorë ruse, e interesuar për të ndikuar në zgjedhje.
Vetë Julian Assange, i bashkëthemeluesi i WikiLeaks, kishte parashikuar gjashtë javë më parë se organizata e tij do të përhapte emaile lidhur me Hillary Clintonin, me shpresën për ta dëmtuar atë. Siç ka theksuar nga New York Times, e cila ka rimarrë një intervistë me televizionin britanik ITV më 12 qershor, Assange ka shprehur hapur armiqësinë e tij ndaj kandidaturës së Hillarisë për Shtëpinë e Bardhë, duke e përshkruar atë si një armike personale.
I pyetur nëse ai preferon Donald Trumpin për president, gjithmonë në të njëjtën intervistë, Assange u përgjigj se manjati do të ishte “krejtësisht i paparashikueshëm”, ndryshe nga ish-sekretarja e shtetit, të cilën e bën përgjegjëse për padinë kundër tij, pas zbulimeve që bëri WikiLeaks mbi diplomacinë amerikane. Por jo vetëm kaq. Assange ka bashkëpunuar me “Russia Today”, organi kryesor mediatik ndërkombëtar, që kontrollohet nga Kremlini. Përveç kësaj, disa ekspertë të sigurisë kanë thënë se të dhënat e skedave të publikuara, përmbajnë germa në alfabetin cirilik.
Nga ana tjetër, në 15 Qershor hakeri Guccifer 2.0 kishte përhapur tashmë mesazhe, duke marrë autorësinë e sulmit. Për këtë personazh nuk dihet shumë. Emri i Guccifer është i njohur në qarqet e hakerave për sulme të tjera në Yahoo, AOL, dhe madje edhe Facebook.
Sipas inteligjencës amerikane, Guccifer (që mendohet të jetë me origjinë rumune) paguhet nga ushtria ruse. Element që të çon sërish në Moskë. Vetë Gucciferi shpjegon në blogun e tij se është një burrë dhe se ka lindur në Evropën Lindore. Megjithatë, gazetari i “Motherboard”, Lorenzo Franceschi-Bicchierai, i cili intervistoi Guccifer 2.0, tha për AP se nuk ishte i sigurt që Guccifer ishte vërtetë rumun, apo nëse bëhet fjalë për një individ të vetëm.