• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) – Akses në shërbimet thelbësore për migrantët

14:48 : 31/10/2019
në AKTUALITET, NDRYSHE

Akses në shërbimet thelbësore për migrantët

– Qendër e re për Regjistrimin dhe Akomodimin e Përkohshëm për Migrantët në Shqipëri

Duke pasur të drejtat e migrantëve në qendër të punës së vet, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB) po mbështesin aksesin e migrantëve në strehim, kujdes mjekësor, higjienë dhe shërbime të tjera thelbësore të nevojshme, përmes krijimit të një Qendre për Regjistrimin dhe Akomodimin e Përkohshëm për migrantët e parregullt që hyjnë në Shqipëri. Qendra u hap më 29 tetor 2019 në Kapshticë, Shqipëri, afër Pikës së Kalimit Kufitar me Greqinë.

Qendra ka një kapacitet prej 60 personash dhe përfshin 17 ambiente të kompletuara. Një nga këto ambiente është për regjistrim, 10 për akomodim, dy për shërbime sanitare (një për meshkuj dhe një për femra), dy tualete, një kuzhinë dhe një lavanderi. Njësia e regjistrimit përfshin katër poste pune të kompletuara me pajisje. Të gjitha ambientet e akomodimit janë të pajisura me shtretër, dyshekë, çarçafë, jastëkë, jorganë dhe batanije. Banjat dhe kontejnerët për shërbimin sanitar kanë pesë tualete, si edhe një për migrantët me aftësi të kufizuara. Të gjitha ambientet janë të pajisura me fikëse zjarri dhe dy hidrantë kundër zjarrit të instaluar në qendër. Përveç këtyre, janë ofruar edhe dy furgonë nga IOM, për të transportuar migrantët për në qendër dhe nga qendra për në shërbimet shtesë të nevojshëm për ta.

Lexo edhe:

Musk vazhdon “ofensivën” ndaj Trump, synon të krijojë parti dhe gjen aleatin e parë

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

Ndërtimi i kësaj qendre u mundësua nga IOM – Agjencia e OKB për Migracionin, në kuadër të projektit  “Përmirësimi i kapaciteteve pritëse dhe aksesit në shërbime për migrantët dhe refugjatët që hyjnë në Shqipëri përmes Kapshticës, Korçë”, në partneritet me Ministrinë e Brendshme dhe me mbështetjen financiare të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB) përmes Fondit për Migrantët dhe Refugjatët (MRF).

“Kjo qendër është një shembull konkret i përkushtimit të IOM. Qëllimi kryesor është sigurimi i mbështetjes dhe shërbimeve të nevojshme për migrantët,” tha Znj. Argjentina Szabados, Drejtoresha Rajonale e IOM për Evropën Lindore, Evropën Jug-Lindore dhe Azinë Qendrore, në përurimin e qendrës. “Kjo qendër garanton që njerëzit në lëvizje të trajtohen me dinjitet, duke siguruar akses në strehim, kujdes mjekësor dhe siguri.”

“Projektet të tilla janë të një rëndësie thelbësore. Ato na mbështesin ne për të bërë një punë më të mirë, ndërsa ndihmojmë Shqipërinë që të arrijë standarde më të larta për qeverisjen e migracionit, në aspiratat e saj evropiane. Të drejtat e migrantëve kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në qendër të përpjekjeve të Qeverisë së Shqipërisë për qeverisjen e migracionit, të përfshira edhe në Strategjinë Kombëtare për Migracionin, të miratuar së fundmi,” tha Znj. Rovena Voda, Zëvendësministre e Brendshme të Shqipërisë.

“Në tetor të vitit 2015, në kulmin e krizës së refugjatëve, CEB krijoi një Fond prej 28 milionë eurosh për Migrantët dhe Refugjatët (MRF), për të mbështetur vendet e saj anëtare në akomodimin dhe / ose integrimin e migrantëve dhe refugjatëve që arrijnë në territoret e tyre. Njëzet e dy vende anëtare të CEB dhe Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) kanë kontribuar në këtë Fond, së bashku me CEB, me Gjermaninë, Francën dhe Italinë në plan të parë. 22 milionë Euro janë dhënë për projekte të zbatuara nga vendet e vendosura përgjatë rrugës Ballkanike, në përputhje me mandatin e Bankës për të mbështetur personat më të rrezikuar dhe në nevojë për burime financiare. Ky është një nga këto projekte dhe një nga shumë projektet me të cilat ne kemi bashkëpunuar me IOM. Është kënaqësi të shohim sot që MRF mban premtimin e dhënë” tha Stephan Sellen, Zëvendësdrejtor i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

Përmes këtij projekti, IOM gjithashtu do të zhvillojë aktivitete për forcimin e kapaciteteve për oficerët e Policisë së Kufirit dhe Migracionit për menaxhimin e flukseve të migracionit në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Trajnimet do të përqendrohen në menaxhimin humanitar të kufijve, të drejtat themelore të migrantëve, orientimin kulturor, identifikimin dhe referimin e migrantëve vulnerabël në flukset e përziera migratore, në veçanti fëmijët migrantë, fëmijët me një prind të vetëm, të moshuarit, migrantët me nevoja të veçanta mjekësore, etj.

Në nivel kombëtar, projekti kontribuon në përpjekjet e Shqipërisë për migracionin dhe lëvizjen e rregullt, të sigurt dhe të përgjegjshme, përmes zbatimit të politikave të planifikuara dhe të mirëmenaxhuara të migracionit.

Për më shumë informacion mbi projektin, ju lutemi kontaktoni IOM në Shqipëri në: [email protected]. Për më shumë informacion për IOM në Shqipëri dhe Fondin e Migrantëve dhe Refugjatëve, ju lutemi vizitoni: albania.iom.int dhe coebank.org

Lajme të lidhura

BOTA

Musk vazhdon “ofensivën” ndaj Trump, synon të krijojë parti dhe gjen aleatin e parë

09:08 : 09/06/2025
BOTA

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

08:52 : 09/06/2025
AKTUALITET

Pasi u mbulua nga tymi, Vlora lihet edhe pa ujë e pa drita në mes të sezonit turistik

08:48 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

08:35 : 09/06/2025
BOTA

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

08:22 : 09/06/2025
BOTA

Nga vrasjet tek sabotimet, si Rusia po e sulmon Europën me anë të inteligjencës

08:12 : 09/06/2025
Para

Ish-kreu i PS-së së Shkodrës: Strukturat nuk janë domate që shkrihen e bëhen salcë...

TË GJITHA

Musk vazhdon “ofensivën” ndaj Trump, synon të krijojë parti dhe gjen aleatin e parë

09:08 : 09/06/2025

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

08:52 : 09/06/2025

Pasi u mbulua nga tymi, Vlora lihet edhe pa ujë e pa drita në mes të sezonit turistik

08:48 : 09/06/2025

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

08:35 : 09/06/2025

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

08:22 : 09/06/2025

Nga vrasjet tek sabotimet, si Rusia po e sulmon Europën me anë të inteligjencës

08:12 : 09/06/2025

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com