Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon pasardhësin e tij Edi Rama se u përpoq të hidhtë në gropë kundërshtarin por ra vetë, duke poshtëruar veten dhe ata që përfaqëson. Berisha e akuzon kryeministrin Rama si një njeri që nuk e do konsensusin duke dalë edhe kundër kushtetutës.
DEKLARATA E BERISHËS
Deshtimi i radhes Rama-Xhafa! Edvini bie serish ne gropen qe i hapi konsensusit!
Te dashur miq, i verber nga urrejtja, elif matrak me zero njohuri per ligjin, i dizekuilibruar thellesisht dhe i poshteruar si asnjehere me pare nga disfata tmerresisht e hidhur qe pesoi me konsensusin e imponuar nga opozita per reformen ne drejtesi, Edi Rama, pa kaluar tmerri i te pares, ne nje perpjekje per te hedhur ne grope kundershtarin dhe se bashku me te edhe konsensusin, ra vet perseri ne gropen qe hapi dhe poshteroi perseri veten por edhe ata qe i perfaqeson.
Verban dhe i papermbajtur ne urrejtjen e tij, ai shfrytezoi mungesen e kryetarit te opozites dhe kryetarit te parlamentit ne Shqiperi, dhe ne nje akt antiligjor e antikushtetues beri çdo perpjekje qe parlamenti, pasi ka mbyllur punimet te mblidhej sot ne diktatin e tij per te votuar 7 ligjet e reformes, me sakte per te shfrytezuar mungesen e opozites ne parlament dhe per t’a akuzuar para shqiptareve ate si prishese te konsensusit, nderkohe qe ajo, me mungesen e saj, po mbronte Kushtetuten dhe ligjet e vendit nga nje njeri qe nuk njeh bese e as ligj.
Me kete akt te trashe dhe vulgar, Ramen e bene lolo mediat e vendit. Parlamenti sot nuk u mblodh sepse nuk lejonte Kushtetuta qe ai te mblidhej.
Keshtu qe Rama doli dhe nje here cullak, dhe me perpjekjen e tij per te hedhur ne grope konsensusin dhe opoziten ra vet ne gropen qe hapi. Perseri ai u dorezua dhe u detyrua te pranoje diktatin e opozites. Kjo sepse:
– ligji per vetingun dhe asnje ligj tjeter qe ka te beje me reformen ne drejtesi nuk mund te votohet para dates 11 gusht, pra para hyrjes ne fuqi te paketes kushtetuese ne te cilen bazohet ligji i vetingut e ligjet e tjera dhe se:
– Kushtetuta gjithashtu ndalon votimin me procedure te shpejtuar te ligjeve me 3/5 siç eshte ligji i vetingut.
Per te ndermarre marrezite e tij, Rama ka zgjedhur si krye-ekspert Xhafen, i cili di shume mire se çfare eshte droga dhe eshte i pasur edhe ne ligesira por eshte i shkrete ne shpirt dhe jeshil ne ligje.
Kulmi arrin kur Rama, per te bindur shqiptaret per marrine e tij dhe injorancen totale, u deklaroi atyre dje me gojen e Xhafes se keshtu thote Euralius dhe Opdat, sikur te ishte zedhenes i tyre nderkohe qe eshte e pamundur qe keto misione t’i lejone vetes te kerkojne shkeljen e Kushtetutes se vendit.
Keshtu Rama, plot hidherim dhe merzi, regjistroi sot deshtimin e radhes. Parlamenti mund te mblidhet jo kur thote ai dhe Xhafa por pikerisht atehere kur tha opozita, sepse ashtu percakton Kushtetuta!
Por pervec kesaj, sot, ne emer te parlamentit, duke marre pushtet qe nuk i takon, Xhafa i droges organizon ziafetin qesharak per fitoren e konsensusit te imponuar nga opozita. Thuhet se ne ziafet do flasi Xhafa i droges dhe do mbaje nje fjale terkuze Rama, perseri per te bindur shqiptaret per suksesin imagjinar. Aty Rama do te dekoroje me mirenjohje, me medaljen “Edvin Shullazi” krye-ekspertet e tij, Dvoranin, qe ne dhunim te ligjeve dhe Kushtetutes mori per tre vite me radhe si uzurpator rrogen e gjykatesit te lart, Sadushin, qe donte nje gjykate te dyte te larte per t’u bere vet kryetar i saj, Gentin, kunatollin besnik te Mrikes qe zbatonte me fanatizem urdherat Rames qe ja çuçulliste kunata ne vesh etj.
Miq, Rama eshte i pashprese dhe i pandalshem ne marrezite e tij. Ai sot eshte me i izoluar se kurre! Fuga ka marre porosi nga psiqiatri te mos i japi ne dore asnje lajm negativ por vetem pozitive. Sugari qe ka pasion paruket por me bojnat qe i pelqejne Rames ka mbetur pa pune. Kjo jo per faj te tij por sepse nje fjale te mire per Ramen kerkush s’e flet e nje lajm te mire per te nuk gjen me dot! Amin!!! sb