Kemal Ademi, së fundmi ka fituar besimin e trajnerit të Bazelit, dhe e ka shpërblyer këtë me performancën e tij në fushën e lojës.
Futbollisti ka ngjallur interes tek kombëtarja e Shqipërisë dhe e Kosovës, për t’u marrë në ndeshjet kualifikuese, por menaxheri i lojtarit u shpreh se kërkohej Zvicra.
Ndërsa i pyetur në një intervistë për, “BZ Basel”, në lidhje me mundësitë e zgjedhjeve të kombëtareve, vetë lojtari përgjigjet:
“ Janë tre mundësi, për të shkuar te Gjermania, Kosova apo Zvicra. Menaxheri im është në kontakt me to. Por unë nuk kam asnjë stres dhe jam i përqendruar plotësisht tek Bazeli”.