• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Erdogani i përmbahet vijës së ashpër

20:05 : 16/10/2019
në BOTA

Lexo edhe:

Metani: Vëmendja institucionale për mediat duhet jo për të qenë miq me gazetarët, por me lirinë e shprehjes

“Tifozat Kuq e Zi” sulmojnë Dukën: Flamurin e UÇK-së s’do ta ndalni as ju dhe as miqtë tuaj në Beograd

Forcat turke vazhdojnë ofensivën e tyre në veri të Sirisë, kurse debatet politike vazhdojnë. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan kundërshton kategorikisht çdo thirrje për armëpushim.

“Ne nuk do të shpallim kurrë armëpushim,” tha Rexhep Tajip Erdogani, sipas gazetës turke “Hurriyet” duke u kthyer nga një vizitë në Azerbajxhan. Sanksionet amerikane nuk e shqetësojnë, tha ai. Ai nuk do të përkulet para presionit nga Uashingtoni. Trupat turke duhet të arrijnë fillimisht objektivin e tyre, krijimin e një zone mbrojtëse përgjatë kufirit.

Të hënën, SHBA vendosën sanksione ndaj Turqisë për shkak të ofensivës ushtarake turke në veri të Sirisë, të nisur javën e kaluar dhe bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se masat ndëshkuese mund të zgjerohen, nëse hapat e deritashëm nuk do të kenë efekt.

Ndërkohë, ushtria turke po e vazhdon ofensivën e saj pa u trazuar. Në veri të Sirisë, forcat e armatosura patën të martën përsëri luftime të ashpra me milicinë kurde, YPG. Edhe ushtarë sirianë janë të përfshirë në luftime. Në lindje të qytetit të Ain Issa, trupat turke vranë të paktën dy prej tyre dhe plagosën të tjerë, siç bëri të ditur Qendra Vëzhguese Siriane për të Drejtat e Njeriut.

Ankaraja e justifikon operacionin ushtarak në vendin fqinj me të drejtën e saj për vetëmbrojtje. Turqia i konsideron YPG dhe krahun e saj politik PYD si organizata terroriste. YPG mban kontakte të ngushta me Partinë e ndaluar të Punëtorëve Kurd PKK, e cila ndodhet në listën e organizatave terroriste edhe në SHBA dhe në Evropë.

SHBA, një ndërmjetësuese e besueshme?

Zëvendësi i Trumpit, Mike Pence dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo këtë të mërkurë udhëtojnë në Ankara  për ta bindur Turqinë të përfundojë ofensivën e saj. Sidoqoftë, ishte vetë Presidenti amerikan që e hapi rrugën për operacionin ushtarak me tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga rajoni. Tërheqja e aleatëve të tyre u perceptua si tradhëti nga kurdët, pas viteve të luftimeve me SHBA kundër milicisë terroriste “Shteti Islamik” (IS).

Edhe Rusia është angazhuar në negociata. Presidenti Vladimir Putin dhe Erdogan ranë dakord në një telefonatë që të takohen ditët e ardhshme për të diskutuar ofensivën turke, njoftoi Kremlini. Putini e ftoi Erdoganin në Moskë. Nisma për telefonatën pati ardhur nga pala turke, vazhdoi zyra e Putinit. Presidenti rus kishte paralajmëruar veç kësaj, se xhihadistët e arrestuar mund të shpëtojnë për shkak ofensivës turke, u bë e ditur.

Këshilli i Sigurimit i OKB takohet përsëri të mërkurën për një seancë tjetër të veçantë për sulmin turk në veri të Sirisë. Vendet perëndimore kanë frikë se kjo mund të çojë në riforcimin e Shtetit Islamik.

Aktualisht, luftimet në veri të Sirisë prekin kryesisht popullsinë civile. Një javë pas fillimit të operacionit ushtarak turk në vendin fqinj kundër militantëve kurdë, sipas informacioneve të OKB tashmë të paktën 190.000 vetë kanë marrë arratinë nga bombat dhe predhat./DW

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Metani: Vëmendja institucionale për mediat duhet jo për të qenë miq me gazetarët, por me lirinë e shprehjes

15:39 : 09/06/2025
SPORT

“Tifozat Kuq e Zi” sulmojnë Dukën: Flamurin e UÇK-së s’do ta ndalni as ju dhe as miqtë tuaj në Beograd

15:37 : 09/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Sherr me thika në Divjakë, një i plagosur, arrestohet autori

15:27 : 09/06/2025
BOTA

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400% të mbrojtjes ajrore

15:22 : 09/06/2025
AKTUALITET

Minierat/ Raporti i KLSH: Strategjia e mangët pa indikatorë matës të sektorit

15:18 : 09/06/2025
AKTUALITET

Ndërron jetë foshnja 5-muajshe në Greqi, arrestohen dy prindërit shqiptarë

15:11 : 09/06/2025
Para

Droni zbulon parcelën me drogë, 250 bimë deri në 3 metra të larta

TË GJITHA

Metani: Vëmendja institucionale për mediat duhet jo për të qenë miq me gazetarët, por me lirinë e shprehjes

15:39 : 09/06/2025

“Tifozat Kuq e Zi” sulmojnë Dukën: Flamurin e UÇK-së s’do ta ndalni as ju dhe as miqtë tuaj në Beograd

15:37 : 09/06/2025

EMRAT/ Sherr me thika në Divjakë, një i plagosur, arrestohet autori

15:27 : 09/06/2025

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400% të mbrojtjes ajrore

15:22 : 09/06/2025

Minierat/ Raporti i KLSH: Strategjia e mangët pa indikatorë matës të sektorit

15:18 : 09/06/2025

Ndërron jetë foshnja 5-muajshe në Greqi, arrestohen dy prindërit shqiptarë

15:11 : 09/06/2025

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

15:03 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com