• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Humbën babain në aksident/ Fëmijët e Y.M fitojnë gjyqin me “Ansig” për dëmshpërblimin e plotë

14:36 : 16/10/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Dy fëmijët e shtetasit Y.M., kanë arritur të fitojnë një dëmshpërblim të plotë për vdekjen e babait të tyre në një aksident tragjik, pas një beteje shumë-mujore gjyqësore me kompaninë e sigurime “Ansig”.

Gjykata e Apelit të Tiranës, në një vendim të datës 14 Janar 2019, vendosi që trashëgimtarët e ligjshëm të shtetasit Y.M. të dëmshpërblehen në vlerën e rreth 7.5 milionë lekëve, kundrejt 1.25 milionë lekë që kishte vlerësuar për ata kompania “Ansig” sha.

Në Nëntor 2015, shtetasi Y.M., ishte një ndër dy viktimat e aksidentit të ndodhur në zonën e “Ura e Qehasë”, në rrugën Elbasan-Tiranë, pasi automjeti i drejtuar nga një tjetër person humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Prokuroria e Elbasanit konstatoi se fajtor për aksidentin ishte drejtuesi i mjetit, A.S. Por, duke qenë se edhe ky person humbi jetën në përplasje, hetimet u pushuan.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Shtetasi Y.M., 45 vjeç në kohën e aksidentit, ishte i divorcuar dhe dy fëmijët e tij ishin lënë nën përgjegjësinë e së ëmës. Gjithësesi, gjykata, në vendimin për divorc, kishte ngarkuar babain që të paguante për fëmijet një pension në vlerë 45.000 lekë në muaj.

Aksidenti tragjik u shkaktoi fëmijëve jo vetëm dëm moral, për shkak të vdekjes së babait, por njëkohësisht edhe dëm financiar, pasi humbën të ardhurat që përfitonin prej tij nga pensioni.

Për këto arsye, dy fëmijët e Y.M., i drejtojnë një kërkesë për dëmshpërblim kompanisë së sigurimeve “Ansig” sh.a, në të cilën ishte siguruar mjeti i përfshirë në aksident.

Kompania “Ansig” e ka njohur rastin e sigurimit dhe ka konkluduar se shuma e dëmshpërblimit është në vlerën 1.250.000 lekë (njëmilion e dyqind e pesëdhjetë mijë lekë). Në vlerësimin e saj, kompania “Ansig” ka vlerësuar se shtetasi Y.M. ka qenë i vetëm në çertifikatë familjare (fëmijët jetonin me ish-bashkëshorten).

Trashëgimtarët e ligjshëm të Y.M., dy fëmijët e tij, nuk kanë qenë dakord me këtë vlerësim nga kompania e sigurimeve “Ansig”, të cilin e kanë konsideruar shumë të ulët.

Për këtë arsye, ata i janë drejtuar me një padi Gjykatës së Tiranës, në të cilën kërkonin një dëmshpërblim më të drejtë nga ana e kompanisë “Ansig”.

Proceset gjyqësore
Gjykata e Tiranës, për një vlerësim më të plotë të rastit, thirri një ekspert. Ky i fundit, në aktin e tij, vlerësoi se fëmijët e shtetasit Y.M. përfitonin dëmshpërblim pasuror dhe jo-pasuror në vlerë totale rreth 7.5 milionë lekë, një shifër disa herë më e lartë se sa vlerësimi që kishte kryer kompania “Ansig” për rastin.

Gjykata e Tiranës, duke u mbështetur në aktin e ekspertimit, me vendimin e datës 23 Maj 2018, ka vendosur se kompania “Ansig” sh.a duhet të dëmshpërblejë fëmijët e shtetasit Y.M., në vlerën e rreth 7.5 milionë lekëve.

Kompania “Ansig” sha e ka kundërshtuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Përfaqësuesi i kompanisë së sigurimeve ka theksuar se “Ansig” e ka pranuar përgjegjësinë për dëmshpërblimin, por nuk është dakord me vlerën e përcaktuar nga gjykata e shkallës së parë.

Ndër argumentat e paraqitura në Gjykatën e Apelit nga “Ansig” për të mbështetur qëndrimin e saj, ishte edhe fakti që shtetasi Y.M ishte i vetëm në çertifikatën familjare dhe, për këtë arsye, dëmshpërblimi duhej llogaritur pikërisht mbi këtë situatë.

Gjykata e Apelit të Tiranës, pasi dëgjoi palët, vendosi në 23 Janar 2019 që të linte në fuqi vendimin e shkallës së parë, në bazë të të cilit fëmijët e Y.M përfitonin dëmshpërblim në vlerën e rreth 7.5 milionë lekëve.

Në argumentat e saj, gjykata e Apelit thekson se, pavarësisht se i aksidentuari Y.M. ishte i vetëm në çertifikatë familjare, ai gjithësesi kishte detyrime financiare për fëmijët e tij që jetonin me të ëmën pas divorcit.

Gjykata e Apelit risolli në vëmendje se, në momentin e aksidentit fatal, shtetasi Y.M. ishte i ngarkuar me përgjegjësinë për të paguar pension për fëmijët e tij në vlerën 45 mijë lekë në muaj.

Për këtë arsye, vlerësoi gjykata e Apelit, humbja e jetës së shtetasit Y.M., krahas dëmit moral e shpirtëror për humbjen e babait, shoqërohej edhe me humbje financiare për dy fëmijët e tij.

Në vlerësim përfundimtar, Gjykata e Apelit të Tiranës rrëzoi pretendimet e “Ansig”, duke vendosur përfundimisht se kompania e sigurimeve duhet të paguajë vlerën e rreth 7.5 milionë lekëve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Martesa, divorce e vdekje/ Historia tronditëse e gruas: Ju lutem më ndihmoni

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş