• Kontakt
Friday, October 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Rama ka më shumë frikë kushtet e Berlinit se JO-në e Parisit

23:19 : 15/10/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Gentian Gaba

Pasi në 26 qershor të vitit të shkuar kryeministri Rama u shpreh se ‘Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar’, paraditen e kësaj të marte doli në një komunikim në Facebook për të komunikuar krejt të kundërtën. Me kokën që i dilte nga ekrani, në një transmetim të drejtpërdrejtë nga televizioni i tij personal, sikur të ishte Vëllai i Madh mbikëqyrës dhe dezinformues i portretizuar në romanin ‘1984’, komentoi takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian që u mbajt në Luksemburg, në të cilin u diskutua çështja e fillimit të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Pesëminutëshi digjital i kryeministrit kishte për qëllim amplifikimin e prononcimit të ministres së Francës për Çështjet Europiane, Amelie de Montchalin, e cila deklaroi se nuk kishte ndërmend të vendoste veton për çeljen e negociatave, por shtoi se para nisjes së bisedimeve, duhet të reformohet vetë Bashkimi Europian.

I vëmendshëm vetëm te pjesa e fundit e qëndrimit, aty ku Franca kërkon të përdorë bllokimin e zgjerimit si një mjet politik për të marrë në këmbim kushte më të favorshme në lojën e ekuilibrave për të ardhmen Europës; Rama braktisi piskamën e vjetër ‘fajin e ka Saliu’, për t’u hedhur në një tjetër j’accuse me të cilën kërkon çlirimin nga përgjegjësitë: ‘Fajin e ka Macron”.

Lexo edhe:

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

Horoskopi, e premte,16 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Por nuk duhet harruar se gjatë takimit ministrat kishin vlerësuar edhe një masë shumë të ashpër për ne, trajtimi i ndarë i Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, e cila po përjeton më së miri çfarë do të thotë shprehja ‘i mbyturi të mbyt’. Apo duke nënvlerësuar paradoksin e ngritur pak ditë më parë nga vetë kryeministri francez Édouard Philippe: ‘Në 2018 kemi patur numër më të lartë të kërkesave për azil edhe se në vitet 2014-2015, kur ishte kriza e fluksit të refugjatëve nga Siria dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme. Tre janë vendet ku burojnë kërkesat më të larta për azil. Afganistani, Shqipëria dhe Gjeorgjia. Kuptojmë që në rastin e parë ka njerëz që kërkojnë mbrojtje, por në dy rastet e dyta bëhet fjalë për vende që ne i konsiderojmë të sigurta, ku mbizotëron demokracia dhe shteti i së drejtës”.

Ky identifikimi i Shqipërisë si prodhuese problemesh të brendshme për shtetet e BE-së, komplikon vendimmarrjen politike, dhe bën që shqiptarët të shihen si eksportues të problemeve që prodhon qeveria e këtushme. E cila fajëson ndjeshmëritë e ndryshme europiane, duke u shprehur qesëndisës se ‘BE nuk është gati të bëjë krushqi me ne’, por refuzon të kuptojë që krushqitë bëhen edhe më të vështira kur në fillim rolin e ‘shkuesit’ e luan Gent Çakaj, ndërsa për të marrë nusen prezantohet Dakot apo Roshët.

Por jo vetëm kaq.

Dalja e rrufeshme e paradites, takimi i Luksemburgut do të mbyllej pasditen e të martës me vendimin që do të jenë krerët e shteteve ata që do të vendosin në Bruksel dhe më vonë në Këshill, tregon se Rama nuk kërkon vetëm të fshehë gjynahet e shtatë viteve pas Jo-së që mund të vijë nga Franca, por sugjeron se më shumë se një Jo-je të Parisit, i friket Po-së me nëntë kushte të Berlinit.

Pasi tashmë është e qartë se kushtet nuk çelin vetëm negociatat por çojnë në zgjidhjen e krizës. Prandaj, përfituesi kryesor i saj e ka më të thjeshtë të manipulojë edhe një herë opinionin publik, të përdorë një tjetër justifikim, se sa të zhbëjë atë. Në fund të fundit është e qartë, nëse gjërat në Bruksel shkojnë keq dhe nuk do të gjendet një kompromis, ai thjesht do të mbetet pa justifikime, ndërsa shqiptarët pa Europë dhe gjithçka ajo mbart.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e premte,16 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qyno: U dorëzua një video 5 orësh në SPAK, më pas u vendos për kontrollet

22:56 : 16/10/2025
BOTA

Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve”

22:49 : 16/10/2025
BOTA

8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

22:42 : 16/10/2025
AKTUALITET

Një “top betoni” 20-katësh, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit

22:33 : 16/10/2025
Para

Mbretërinjtë e rinj të Romës/ Si shqiptarët kontrollojnë "botën e nëndhshme" të kryeqytetit italian

TË GJITHA

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025

Horoskopi, e premte,16 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/10/2025

Hetimet për Portin e Limionit/ Qyno: U dorëzua një video 5 orësh në SPAK, më pas u vendos për kontrollet

22:56 : 16/10/2025

Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve”

22:49 : 16/10/2025

8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

22:42 : 16/10/2025

Një “top betoni” 20-katësh, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit

22:33 : 16/10/2025

Turqia planifikon burg për promovimin e LGBTQI dhe kufizime në ricaktimin e gjinisë

22:29 : 16/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com