• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sigma” refuzoi dëmshpërblimin për viktimën e aksidentit të 6-fishtë. Apeli e detyron të paguajë

14:05 : 14/10/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar pretendimet e kompanisë së sigurimeve “Sigma”, duke e detyruar të paguajë dëmshpërblimin për familjarët e Xh. A, djaloshi 19-vjeçar që mbeti i vdekur në një aksident tragjik me 6 viktima në kanionet e Osumit, në Gusht 2011.

Rreth 8 vjet pas ngjarjes, prindërit e Xh.A, fituan të drejtën e dëmshpërblimit në vlerën 8.8 milionë lekë të reja, pas një beteje të gjatë ligjore me kompaninë e sigurimeve “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group”.

Aksidenti tragjik
Pasditen e 11 Gushtit 2011, një automjet tip Fuoristradë, në të cilën gjendeshin 6 të rinj, të moshës 19-26 vjeç, u rrëzua në një humnerë rreth 150 metra të lartë në kanionet e Osumit. Bilanci i aksidentit ishte tragjik. Të gjithë pasagjerët humbën jetën, duke shënuar një prej ngjarjeve më të rënda në vitet e fundit në Shqipëri.

Ndër viktimat ishte edhe 19-vjeçari Xh. A. Pas ngjarjes, prindërit e tij ndoqën rrugën gjyqësore për dëmshpërblimin e jetës së djalit të tyre të vetëm. Me vendim gjyqësor të formës së prerë të vitit 2014, atyre u ishte njohur e drejta e dëmshpërblimit në vlerën 8.8 milionë lekë të reja, kundrejt Byrosë Shqiptare të Sigurimit.

Lexo edhe:

DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Sylvinho me “dhimbje koke”/ 3 lojtarë të Kombëtares kanë probleme në prag të sfidës kundër Serbisë

Në bazë të vendimit gjyqësor, familja A… angazhoi një zyrë përmbarimore për të kryer procedurat.

Në vijim të komunikimeve formale, përmbaruesi gjyqësor është informuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) se “praktika për Xh. A.., referuar shpërndarjes së kryer nga Byroja Shqiptare e Sigurmeve, është tërhequr nga kompania “Sigma…”, për të vijuar me procesin e pagesës”.

Pas kësaj korrespondence, përmbaruesi i drejtohet kompanisë së sigurimeve “Sigma” që të kryejë ekzekutimin vullnetar të dëmshpërblimit. Por, kjo kërkesë e përmbaruesit nuk pranohet nga kompania e sigurimeve. Ajo kishte pretendimet e saj dhe ankimoi vendimin e përmbaruesit në gjykatën e shkallës së parë Tiranë.

Proceset gjyqësore
Kompania “Sigma” ka pretenduar në gjykatë se “shoqëria nuk është debitorë, pasi, bazuar në vendimin e formës së prerë, si e tillë është caktuar Byroja Shqiptare e Sigurimit. Gjithashtu, kompania e sigurimeve ka paraqitur pretendimin se nuk u është komunikuar shkresa e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për caktimin e dëmshpërblimit për familjarët e viktimës.

Përballë këtyre pretendimeve në ankim, gjykata e Tiranës konstatoi se Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka njoftuar kompaninë “Sigma” për autorizimin për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimës. Gjithashtu, nga shqyrtimi gjyqësor rezulton se kompania Sigma “ka pranuar dhe tërhequr praktikën për pagesë”. I pyetur në gjykim, përfaqësuesi i shoqërisë së sigurimeve deklaroi para gjykatës se nuk ishte në dijeni të kësaj praktike.

Në përfundim të procesit, gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 14 Dhjetor 2018, ka rrëzuar pretendimet e kompanisë “Sigma”, duke i dhënë të drejtë veprimeve të zyrës përmbarimore.

Kompania e sigurimeve nuk ishte dakord me këtë vendim dhe e ankimoi atë pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës. Kjo e fundit, me në Prill 2019, vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, duke detyruar në këtë mënyrë që të paguajë 8.8 milionë lekët në favor të prindërve të Xh. A., djaloshit që humbi jetën në aksidentin e rëndë në kanionet e Osumit.

Dyshimet mbi tregun e Sigurimeve
Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka qenë shpesh objekt i pikëpyetjeve, mbi mënyrën se si vepron dhe bashkëpunimin “underground” me autoritetet e larta shtetërore, përfshirë edhe zyrtarë të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Klodian Tomorri, një gazetar dhe ekspert në fushën e ekonomisë, shkruante disa kohë më parë se “Kompanitë e sigurimit, të ndihmuara edhe nga legjislacioni dhe vendimet e institucioneve, po vjedhin qytetarët shqiptarë në mënyrë të pamëshirshme”.

Sipas tij, “ndërkohë që çmimet për paketat e ndryshme të sigurimeve sa vijnë e rriten, kompanitë e sigurimit kthejnë mbrapsht gjatë aktivitetit të tyre më pak se 20 përqind të lekëve që marrin nga çdo qytetar shqiptar”.

Në korrik të vitit 2013, në çdo 100 lekë të arkëtuara, kompanitë e sigurimeve paguan mbrapsht, në formën e dëmshpërblimeve për qytetarët, 35.7 lekë. Në korrik të vitit 2014, shifra ra në 24.5 lekë, ndërsa në korrik të vitit 2015 arriti minimumin historik, 22 lekë dëmshpërblim në çdo 100 lekë të ardhura. “Ky ështe rekord botëror negativ, që nuk e gjen as në Afrikë”, shkruan Tomorri.

Lajme të lidhura

BOTA

DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

08:41 : 03/06/2025
AKTUALITET

Sylvinho me “dhimbje koke”/ 3 lojtarë të Kombëtares kanë probleme në prag të sfidës kundër Serbisë

08:38 : 03/06/2025
BOTA

SHBA do të lejojë Iranin të pasurojë uraniumin

08:28 : 03/06/2025
RAJONI

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

08:27 : 03/06/2025
RAJONI

Kosovë/ Sot mbahet dita e dytë e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

08:23 : 03/06/2025
AKTUALITET

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë nxënës testohen në Gjuhë të Huaj

08:12 : 03/06/2025
Para

Kush e rrahu Ramën? Rrëfimi i Berishës: Në apartament ishte me një tjetër mashkull, arsyet e krimit...

TË GJITHA

DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

08:41 : 03/06/2025

Sylvinho me “dhimbje koke”/ 3 lojtarë të Kombëtares kanë probleme në prag të sfidës kundër Serbisë

08:38 : 03/06/2025

SHBA do të lejojë Iranin të pasurojë uraniumin

08:28 : 03/06/2025

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

08:27 : 03/06/2025

Kosovë/ Sot mbahet dita e dytë e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

08:23 : 03/06/2025

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë nxënës testohen në Gjuhë të Huaj

08:12 : 03/06/2025

Parashikimi i motit për sot/ Kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare…

08:11 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com