• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tensionet te “Unaza”/ Zbardhet padia e PD

12:59 : 12/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë hetimin ndaj Drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë, Shefit të Komisariatit të Policisë së Shtetit nr. 6, Tiranë, Punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë angazhuar në aksionin policor të dhunimit të protestuesve, ndonëse këta të fundit siç bën me dije PD, kishin kërkuar leje për tubim paqësor urgjent kundër projektit korruptiv të “Unazës së Re”.

Në padi kërkohet pezullimi i ushtrimit të detyrës publike të përfaqësuesve të lartpërmendur të policisë.

Akuzat në padinë që Partia Demokratike ka depozituar në prokurori janë: “Shpërdorim i detyrës”, “Kryerje e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.

Partia Demokratike në kallzimin e saj duke evidentuar shkeljet e Policisë pasi arrestoi banorët e Unazës Re, punonjës të medias, duke fshirë ccdo filmim të kryer nga punonjës të PD, thekson se të gjitha veprimet e mësipërme janë të paligjshme dhe kriminale, si dhe përbëjnë vepër penale, të kryer nga punonjës të Policisë së Shtetit, duke rrezikuar në këtë mënyrë cenimin e parimeve themelore të një shteti demokratik.

“Banorët e Unazës së Re kanë zhvilluar protestën e tyre paqësore dhe pa asnjë akt dhune. Në përfundim të protestës, një numër i konsiderueshëm punonjësish policia, disa prej tyre të paidentifikuar dhe të veshur civil, kanë filluar një aksion të paligjshëm policor, duke shoqëruar dhe më pas arrestuar me dhjetra qytetarë.Disa prej qytetarëve që i është hequr liria, rezulton se kanë qenë thjeshtë kalimtar në zonën ku ishte zhvilluar protesta. Disa të tjerë kanë qenë pjesëmarrë në atë proteste. Qytetarët pa asnjë shkak janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit nr. 6 Tiranë dhe në Drejtorinë e Qarkut Tiranë”, thuhet në kallzim.

Lexo edhe:

DETAJE nga aksidenti ku vdiq 41-vjeçarja/ Mjeti ku udhëtonte viktima u përplas me automjetin e “Lajthiza” (EMRI)

Aksident në Kurbin, makina përplas këmbësoren

Mes të tjerave, në padi theksohet fakti se punonjësit e Policisë së Shtetit, duke vepruar në kundërshtim me ligjin, jo vetëm kanë kryer veprime apo mosveprime të paligjshme, që kanë prekur interesat e shtetasve, por nga ana tjetër, me veprimet e tyre arbitrare, kanë cënuar lirinë e qytetarëve dhe kanë synuar t’i intimidojnë dhe pengojnë në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese për të protestuar, paqësisht dhe pa armë.

Në padinë e PD theksohet se liria e tubimit paqësor dhe pa armë është e garantuar, për rrjedhojë organet e pushtetit publik jo vetëm që duhet të respektojnë këtë liri por kanë dhe detyrimin për të kontibuar në realizimin e saj.

“E drejta kushtetuese për të tubuar, në një shtet demokratik, merr një rëndësi të veçantë. E drejta për t’u tubuar lirisht dhe pa ndonjë leje të veçantë me të tjerë, ka qenë gjithnjë e vlefshme si shenjë e lirisë, pavarësisë dhe fjalës së lirë të qytetarit të përgjegjshëm. Garantimi i lirisë për aktivitetet politike në të njëjtën kohë edhe një vendim, i cili shtrihet përtej mbrojtjes së shpalosjes së personalitetit nga ndërhyrjet shtetërore. Kushtetuta garanton si të drejtë mbrojtëse, për mbartësit e së drejtës, e cila u shërben mbi të gjitha pakicave që mendojnë ndryshe të drejtën për të vendosur vetë për vendin, orën, llojin dhe tematikën e tubimit dhe, në të njëjtën kohë, ndalon forcën e shtetit për të marrë pjesë apo për t’i ndenjur larg një tubimi”, thuhet në në padinë e depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Arsyetimi i dhënies së lejes nga ana e Policisë bie, pasi siç theksohet në padi, “Marrja paraprakisht e lejes për tubim ka qenë kërkesë ligjore e një ligji që tashmë është shfuqizuar dhe nuk është në përputhje me evoluimin e jurisprudencës së GJEDNJ-së. Kjo për faktin pasi tubimi mund të jetë paqësor edhe pse nuk është bërë njoftim formal për zhvillimin e tij”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DETAJE nga aksidenti ku vdiq 41-vjeçarja/ Mjeti ku udhëtonte viktima u përplas me automjetin e “Lajthiza” (EMRI)

13:06 : 02/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Kurbin, makina përplas këmbësoren

13:02 : 02/10/2025
AKTUALITET

U la letra kërcënuese drejtuesve të Katedrales dhe institucioneve të Korçës, e pëson 27-vjeçari

12:57 : 02/10/2025
AKTUALITET

U hodh nga kati i 9 i një pallati, 15-vjeçarja filmoi vetveten para vetëvrasjes

12:54 : 02/10/2025
AKTUALITET

U inaugurua pak ditë më parë, shembet një pjesë e masivit shkëmbor në aksin Qukës-Qafë Plloçë

12:30 : 02/10/2025
AKTUALITET

Sherr në Fier, plagoset me thikë i riu

12:17 : 02/10/2025
Para

FOTO/ Pas replikave live, biznesmeni gay tjetër dedikim Kujtim Gjuzit: Prita në tualet, por...

TË GJITHA

DETAJE nga aksidenti ku vdiq 41-vjeçarja/ Mjeti ku udhëtonte viktima u përplas me automjetin e “Lajthiza” (EMRI)

13:06 : 02/10/2025

Aksident në Kurbin, makina përplas këmbësoren

13:02 : 02/10/2025

U la letra kërcënuese drejtuesve të Katedrales dhe institucioneve të Korçës, e pëson 27-vjeçari

12:57 : 02/10/2025

U hodh nga kati i 9 i një pallati, 15-vjeçarja filmoi vetveten para vetëvrasjes

12:54 : 02/10/2025

U inaugurua pak ditë më parë, shembet një pjesë e masivit shkëmbor në aksin Qukës-Qafë Plloçë

12:30 : 02/10/2025

Sherr në Fier, plagoset me thikë i riu

12:17 : 02/10/2025

Shembjet te “5 Maji”/ GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet per Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

12:17 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com