• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Joe Biden vazhdon fushatën mes debateve për shkarkimin e Trump-it

22:10 : 11/10/2019
në BOTA

Ish-Nënpresidenti Joe Biden bëri thirrje këtë javë për ngritjen e akuzave me qëllim shkarkimin e Presidentit amerikan Donald Trump, pasi u aludua se Presidenti ka kërkuar të marrë nga Ukraina informacion dëmtues për zotin Biden dhe djalin e tij. Tashmë kryesues i kandidatëve demokratë për 2020-tën, Joe Biden e gjen veten pjesë të betejës mes demokratëve në Kongres dhe Presidentit Trump, betejë që mund të sjellë votimin për shkarkimin e Presidentit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, debati nuk po e ngadalëson fushatën Biden.

Mesazhe të forta nga pretendenti kryesor demokrat për Presidentin Trump…

…Ndërkohë që Joe Biden po bën fushatë me urgjencë për të ruajtur pozicionin kryesues në votimet e hershme në shtetin New Hampshire, i pari shtet amerikan ku votohet për zgjedhjet paraprake.

“Donald Trump do të bënte gjithçka për t’u rizgjedhur, madje edhe duke shkelur format më elementare të demokracisë”, tha zoti Biden.

Ligjvënësit demokratë filluan një hetim zyrtar me qëllim shkarkimin e Presidentit, pasi një informator akuzoi se Presidenti Trump kishte pezulluar asistencën për Ukrainën ndërsa bënte presion për të siguruar informacion dëmtues për zotin Biden dhe djalin e tij.

Lexo edhe:

“Nuk ka filluar të flasë akoma laptopi”/ Berisha paralajmëron: Kemi fakte të pafundme…

Plagosi me thikë një 49-vjeçar, arrestohet i mituri në Gjirokastër

Zoti Biden i hedh poshtë aludimet.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat dhe sulmet e tij ndaj meje apo djalit tim. Zero”, tha zoti Biden.

Zoti Biden thotë se është veçanërisht i kualifikuar për të fituar përballë Presidentit Trump.

“Thashë që do të kandidoj për t’i rikthyer shpirtin Amerikës. Kjo vendoset në 2020-tën. Prandaj këto zgjedhje janë kaq të rëndësishme. Prandaj nuk do të lejojmë që ta përzgjedhë Donald Trump-i kandidatin demokrat për president”, tha zoti Biden.

Ky argument duket se i bëri për vete demokratët e shqetësuar të shtetit New Hampshire.

((MARSHA MILLER, VOTUESE NË NEW HAMPSHIRE))

“Sot është hera e parë që u emocionova shumë. Mendoj se me Nënpresidentin Biden nuk ka dredhira. Nuk pati premtime të kota. Ishte thjesht një vlerësim i sinqertë i gjendjes ku jemi dhe ku duhet të ishim. Si dhe shpresë. Ai na ofroi shpresë”, thotë Marsha Miller, votuese në shtetin New Hampshire.

Por, mbështetësit e Presidentit Trump thonë se puna e mëparshme e zotit Biden me udhëheqësit e huaj duhet të shqyrtohet.

“Atij duhet t’i vijë turp nga vetja, me mashtruesat me të cilët është përfshirë gjatë viteve, dhe jo të drejtojë gishtin ndaj presidentit për gjëra që janë pjesë e detyrës së tij si president; është absolutisht qesharake”, thotë Lou Gargiualo, nënkryetar i organizatës “Trump për New Hampshire”.

Ata gjithashtu janë dakort me shpjegimin e Presidentit Trump se ai po trajtonte çështjen e korrupsionit.

“Presidenti Trump bëri gjënë e duhur – tharjen e kënetës. Këta njerëz përfitojnë për xhepat e tyre nëpërmjet shitjes së interesave tona”, thotë Chau Kelley, votuese në New Hampshire.

Kandidatura e zotit Biden mbështetet tek argumenti se ai mund të tërheqë një gamë më të gjerë votuesish – apeli i tij për më shumë hijeshi bind votuesit me pikëpamje më progresive.

“Më bën të mendoj se politika mund të jetë më e gjallë dhe më angazhuese dhe se njerëzit në anët e ndryshme të spektrit mund të flasin me njëri-tjetrin. Është ky lloj personi. Dëgjoj zërin tim të brendshëm që më thotë ta mbështes”, thotë Randy Neukam, votues në New Hampshire.

Votuesit në shtetin New Hampshire kanë ende katër muaj kohë përpara se të votojnë në zgjedhjet paraprake. Hetimet për shkarkimin e presidentit sigurojnë që zoti Biden do të vazhdojë të jetë në qendër të debatit për Presidentin Trump.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk ka filluar të flasë akoma laptopi”/ Berisha paralajmëron: Kemi fakte të pafundme…

13:41 : 19/06/2025
AKTUALITET

Plagosi me thikë një 49-vjeçar, arrestohet i mituri në Gjirokastër

13:37 : 19/06/2025
AKTUALITET

Nxirrnin deri në 30 kg kokainë në ditë, zbulohet laboratori i drogës në Valencia. Në pranga edhe shqiptarë

13:30 : 19/06/2025
AKTUALITET

Psikologia shpjegon çfarë ndodh në trurin e një personi që mendon vetëvrasjen

13:19 : 19/06/2025
BOTA

Zelensky bën thirrje për rritjen e presionit ndaj Rusisë

13:13 : 19/06/2025
AKTUALITET

U aksidentua dy ditë më parë në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari/ EMRI

12:50 : 19/06/2025
Para

Dita Botërore e Obezitetit

TË GJITHA

“Nuk ka filluar të flasë akoma laptopi”/ Berisha paralajmëron: Kemi fakte të pafundme…

13:41 : 19/06/2025

Plagosi me thikë një 49-vjeçar, arrestohet i mituri në Gjirokastër

13:37 : 19/06/2025

Nxirrnin deri në 30 kg kokainë në ditë, zbulohet laboratori i drogës në Valencia. Në pranga edhe shqiptarë

13:30 : 19/06/2025

Psikologia shpjegon çfarë ndodh në trurin e një personi që mendon vetëvrasjen

13:19 : 19/06/2025

Zelensky bën thirrje për rritjen e presionit ndaj Rusisë

13:13 : 19/06/2025

U aksidentua dy ditë më parë në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari/ EMRI

12:50 : 19/06/2025

Goditi me thikë 49 vjeçarin, arrestohet i mituri në Gjirokastër

12:48 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com