Avokati Maks Haxhia ditën e sotme është shtruar me urgjencë në spital. Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se Haxhia ka pësuar hemorragji cerebrale.
Për momentin, nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Mësohet se Haxhia se ka qënë në shtëpi dhe është transportuar për në një spital privat ku pritet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Mësohet se Maks Haxhia është shtruar në spitalin Amerikan 3, për një trajtim të specializuar.
Kujtojmë se Maks Haxhia është avokati që ka mbrojtur së fundmi dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe është një nga avokatët penalistë më të mirë vend.














