Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë shkurt për gazetarët se sot është fillimi i Qeverisë së re e cila, sipas tij, “do ta ç’kapë shtetin dhe do ti hapë perspektivë të re Kosovës”.
Këto komente ai i bëri rrugës për në takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kandidates së këtij subjekti politik për kryeministre, Vjosa Osmani ku do të diskutohet për mundësinë e arritjes së koalicionit në mes të dy partive, njofton Klan Kosova.
Dje, Vjosa Osmani njoftoi një marrëveshje me Vetëvendosjen e Kurtit për formimin e qeverisë së re.














