Emre Can konfirmon që nuk është i lumtur tek Juventusi për momentin, por beson që do të ketë mundësi për të luajtur përsëri, pasi të rikthehet nga ndeshjet me kombëtaren Gjermane.
Emre Can është lënë jashtë listës së skuadrës në Champions League, dhe nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar këtë sezon për bardh e zinjtë, duke luajtur vetëm 78 minuta nisur nga stoli.
“Nuk jam i lumtur në momentin që flasim,” tha mesfushori pas barazimit 2-2 të Gjermanisë me Argjentinën mbrëmjen e djeshme.
“Nuk po luaj shumë këtë sezon. Sezonin e kaluar luajta shumë , veçanërisht në ndeshjet e rëndësishme, dhe gjithashtu luajta mirë”.
“Nuk më është dhënë shansi këtë sezon por tani mendoj që , pasi të rikthehem në klub , do ta kem atë mundësi për të luajtur përsëri.”
“I jam shumë mirënjohës Joachim Low, sepse nuk kam luajtur shumë dhe ai përsëri më thërriti në grumbullim.” – përfundoi mesfushori Gjerman.













