Pranë banorëve të Astrit që janë duke protestuar para Drejtorisë së Policisë Tiranë, ka qenë edhe ish deputeti i PD-së Flamur Noka. Ai e ka konsideruar të drejtë kauzën e banorëve të Astrit.
“Kauz në mbrojtje të pasurisë dhe u shërbeu shqiptarëve për të zbuluar aferat e qeverisë. Kemi të bëjmë me një shtet që babëzinë e ka prioritare . Nuk ka lidhje me apsketet sociale. Çdokush nga banorët duhet të ishte dëmshpërblyer. Ndaj ne jemi sot këtu për t’i mbështetur këta banorë dhe do të qëndrojmë deri në fund”, tha Noka.













