• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtyhet fiskalizimi, ja afati i ri kur bizneset do të fillojnë të përdorin sistemin e ri të faturimit

10:08 : 09/10/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, siç ishte parashikimi fillestar në projektligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”. Zv.ministri i Financave, Elton Harxhi, konfirmoi për Monitor se janë lënë edhe tre muaj kohë tranzitore.

Pas konsultimit publik me grupet e interesit, bizneseve u është lënë afat tre muaj që të përshtaten me atë çka kërkon raportimi ditor elektronik. Ndërkohë ka nisur pilotimi, në 40 kompani të softuerëve që të përshtatin programet për kasat fiskale. E më pas, brenda vitit, do të nisë faza testuese.

Faturat elektronike, me kod skanimi do të mund të aksesohen nga klientët, të cilët mund të shikojnë në kohë reale nëse blerja e tyre është raportuar apo jo te Tatimet. Për këtë, ministria po diskuton edhe për një shorte me çmime shpërblyese për konsumatorët.

Projektligji synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend. Ai parashikon që, tashmë duke nisur që nga data 1 mars 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen tek Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga mesi i vitit 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronik.

Drafti i fiskalizimit u publikua në fillim të gushtit dhe kjo periudhë ishte lënë për konsultime me biznesin dhe grupet e interesit. Për shkak të interesit të lartë, konsultimet zgjatën më shumë sesa parashikohej.

Lexo edhe:

Gjikuria “i ngul kthetrat” edhe në Gjirokastër! Merr tenderin megjithëse ofroi 600 milionë më shumë

Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit, ja detajet e marrëveshjes

Bizneset, ndonëse e mbështetën si nismë, kërkuan më shumë kohë për fillimin e zbatimit të tij, pasi kishte shumë pikëpyetje në lidhje me sistemin, që nga mënyra e funksionimit dhe deri te kostot ekstra që duhet të përballet ai. Bizneset janë ende të paqarta nëse pajisjet aktuale janë të përshtatshme me sistemin e ri.

Pas konsultimeve të shumta me bizneset janë bërë dhe disa rishikime në draftin e ri që është përgatitur nga Ministria e Financave

Rishikohet limiti i arkës

Varianti i ri nuk është publikuar ende, por një nga ndryshimet lidhet me limitin e arkës.
Drafti fillestar parashikonte kufizime në maksimumin e arkës që mund të mbajë çdo subjekt.

  1. a) tatimpaguesit me qarkullim vjetor në vitin e kaluar deri në 2 milionë lekë deri në 50000 lekë;
  2. b) tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 2 milionë deri në 14 milionë lekë deri në 300000 lekë;
  3. c) tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14 milionë lekë deri në 800 000 lekë.
    Këto limite u kundërshtuan nga Shoqatat e Biznesit, sidomos për subjektet e mëdha e të mesme.

Në variantin e rishikuar, për bizneset e vogla është ruajtur limiti prej 50 mijë lekë (mbi gjendjen në fillim) për një periudhë 10-ditore, që vlerësohet si kohë e mjaftueshme për subjektet dhe shmang dhe problemin e mosfunksionimit të bankave të shtunën e të dielën.

Për bizneset e mëdha e të mesme, limiti është ndryshuar nga fikse prej 800 mijë lekë, në 2% të xhiros vjetore të vitit të kaluar, që përkon me 10 ditë biznes./Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjikuria “i ngul kthetrat” edhe në Gjirokastër! Merr tenderin megjithëse ofroi 600 milionë më shumë

11:25 : 22/05/2025
SPORT

Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit, ja detajet e marrëveshjes

11:22 : 22/05/2025
AKTUALITET

Aksident në Korçë, drejtuesi humb kontrollin dhe del nga rruga

11:11 : 22/05/2025
AKTUALITET

U kap drogë brenda lokalit të tij, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali

11:06 : 22/05/2025
AKTUALITET

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”: 14 të arrestuar në orët e fundit, rreth 6.000 gjoba

10:48 : 22/05/2025
AKTUALITET

Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO dënon me burg avokatin Radovan Çela

10:46 : 22/05/2025
Para

Ambasadori i BE-së: Dhuna ndaj grave në Shqipëri, fenomen shqetësues

TË GJITHA

Gjikuria “i ngul kthetrat” edhe në Gjirokastër! Merr tenderin megjithëse ofroi 600 milionë më shumë

11:25 : 22/05/2025

Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit, ja detajet e marrëveshjes

11:22 : 22/05/2025

Aksident në Korçë, drejtuesi humb kontrollin dhe del nga rruga

11:11 : 22/05/2025

U kap drogë brenda lokalit të tij, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali

11:06 : 22/05/2025

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”: 14 të arrestuar në orët e fundit, rreth 6.000 gjoba

10:48 : 22/05/2025

Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO dënon me burg avokatin Radovan Çela

10:46 : 22/05/2025

Ndërron jetë Artan Lame

10:40 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com