• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kurti: Bashkimi Kombëtar s’ndodh në BE, por këtu. Jam për një Federatë

23:53 : 08/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për Kohavisionin, ka folur për herë të parë pas përfundimit të numërimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Sipas Albin Kurti, bashkimi kombëtar i shqiptarëve nuk mund të ndodhë në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Vetëvendosjes ka thënë se nëse ai bëhet kryeministër do të respektojë simbolet e Kosovës, ndërsa në takimet me Shqipërinë s’do të “bie në sy në cilën anë ishte cili flamur, ai kombëtar a shtetëror”.

“Si kryeministër, simbolet e shtetit, për çka kam vërejtjet e mija, do t’i respektoj. Në takimet ndërkombëtare jo që do ta kem, por do ta kem edhe në takime me Shqipërinë, por substanca do të jetë prioriteti për mua. Kjo do të thotë që në takimet me qeverinë e Shqipërisë, s’do të shihet në cilën anë ishte flamuri, por do të kemi marrëveshje jo për kamera, por për zbatim. Tregu i përbashkët, regjistri i përbashkët civil, i bizneseve, komisionet e përbashkëta qeveritare për punë të jashtme, janë tema që do t’i trajtoj me kryeministrin Rama, pos aksit Gjakovë Shkodër”, ka thënë ai.

Lexo edhe:

Fëmijët po braktisin shkollë për shkak të një VKM-je, nuk u rimbursohet transporti

Përplasje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Izraeli dhe Irani zotohen se luftimet do të vazhdojnë

Për bashkimin kombëtar, Kurti ka thënë se ai s’mund të ndodhë në BE, e mund të ekzistojë ideja e një federate.

“S’mund të them që bashkimi kombëtar ndodh në BE. Atje bashkohem me danezët, austriakët e spanjollët. Bashkimi jonë duhet të ndodhë këtu. Do të përdorsha togfjalëshin e Arbën Xhaferit “Intencën historike të shqiptarëve për bashkim”. Nuk e zgjedhim ne bashkimin, por ai na zgjedh. Jemi ashtu si jemi shqiptarë për intencën e këtij bashkimi. S’ka komb tjetër ku ka burra me emër Bashkim. Ka burra me emër flamur. Kjo intenca historike është ajo që na bën. Në anën tjetër, Ukshin Hoti e ka tezën të saktë që bashkimi kombëtar e bashkimi Evropian nuk e zëvendësojnë njëra tjetrën e as nuk e përjashtojnë. E treta do të shtoja që Kosova e Shqipëria kanë nevojë të afrohen, të integrohen drejt bashkimit edhe në idenë e një federate. Sikur Gjermanitë, me decentralizim të institucioneve. Institutin e Historisë do ta kishim në Prizren gjithë populli ynë. Universitetin e arteve në Pejë, atë të mineraleve në Mitrovicë. Atë të Turizmit në Vlorë ose Durrës. Gjykatën Kushtetuese në Shkodër”, ka deklaruar ai.

Sipas tij ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë ka qenë edhe ide që “pasi shteti po dështon hajt të bëhemi bashkë me Shqipërinë”.

“S’besoj që bashkimi bëhet përmes dështimit, por përmes suksesit. Këtu jam saktësisht e kundërta e presidentit. Ai thoshte se s’bëhet ky vend e s’ka shpresë, rrjedhimisht t’ia kthejmë dhuratën Rankoviqit siç thoshte e të bashkohemi me Shqipërinë. Unë mendoj të kundërtën, suksesi i Kosovës na bashkon me Shqipërinë, jo dështimi”, ka shtuar ai.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fëmijët po braktisin shkollë për shkak të një VKM-je, nuk u rimbursohet transporti

21:09 : 20/06/2025
BOTA

Përplasje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Izraeli dhe Irani zotohen se luftimet do të vazhdojnë

20:58 : 20/06/2025
SPORT

Caktohet orari dhe stadiumi, Partizani mëson detajet për sfidën në Ligën e Konferencës

20:56 : 20/06/2025
AKTUALITET

Pogradeci përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhie, babë e bir rrezikojnë mbytjen në liqen

20:50 : 20/06/2025
SPORT

Bayern pagoi 55 milionë euro, mesfushori kërkon largimin pas vetëm një sezoni

20:47 : 20/06/2025
AKTUALITET

Matura Shtetërore, publikohen rezultatet e provimit për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë

20:42 : 20/06/2025
Para

Graniti dhe Leonita prindër për herë të parë, zbulohet emri i të porsalindurës së tyre

TË GJITHA

Fëmijët po braktisin shkollë për shkak të një VKM-je, nuk u rimbursohet transporti

21:09 : 20/06/2025

Përplasje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Izraeli dhe Irani zotohen se luftimet do të vazhdojnë

20:58 : 20/06/2025

Caktohet orari dhe stadiumi, Partizani mëson detajet për sfidën në Ligën e Konferencës

20:56 : 20/06/2025

Pogradeci përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhie, babë e bir rrezikojnë mbytjen në liqen

20:50 : 20/06/2025

Bayern pagoi 55 milionë euro, mesfushori kërkon largimin pas vetëm një sezoni

20:47 : 20/06/2025

Matura Shtetërore, publikohen rezultatet e provimit për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë

20:42 : 20/06/2025

Krijuesi i OpenAI, Sam Altman: Musk po abuzonte me pushtetin, Trump e kuptoi këtë

20:35 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com