Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon zgjatjen e hetimeve për dosjen “Vol-vo 4”.
Nën hetim për këtë çështje janë 19 persona të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara i kanë kërkuar gjykatës zgjatjen e hetimeve përtej afatit për shkak të dosjes voluminoze.
Operacioni i koduar “Vol-vo 4”, u zhvillua rreth një vit më parë pas zbulimit të një laboratori të përpunimit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit. Policia dhe prokuroria goditën 4 grupe kriminale të përqendruara në Tiranë, Durrës, Fier e Sarandë.