• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pula i Durrësit që frikësoi “dashnorin e drejtësisë”, Erion Braçen e Ramës

16:08 : 05/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nënkryeministri Erion Braçe u shfaqe paraditen e së Shtunën, në sallën e kryeministrisë dhe poshtë logos qeveritare, për të sulmuar një prokuror të Durrësit, Arjan Ndoja, i cili urdhëroi arrestimin e një zyrtar të lartë të “Rilindjes”, drejtorin e Kadastrës në Durrës, Liridon Pula.

Në rreth 20 minuta hapësirë mediatike “live”, zëvendësi i Edi Ramës sulmoi, shantazhoi, kritikoi, baltosi, prokurorin e pas tij edhe gjyqtaren që caktoi arrestin për Pulën, dukshëm me qëllimin që zhurma e tij të godiste veshët e kujtdo zyrtari të drejtësisë që do të guxojë të kalojë pragun e “Rilindjes” me pranga.

Braçe prezantoi disa dokumenta, nga Kadastra e Prokuroria, që, me shumë mundësi punonjësit e këtyre dy institucioneve i kanë fotokopjuar me urgjencë. Mbi bazën e këtyre dokumentave, Braçe deklaroi se Liridon Pula është i pafajshëm dhe ai është viktimë e një shantazhi dhe presioni 1-mujor nga prokurori i çështjes.

Nënkryeministri u prezantua me një zë të trimëruar, i cili, në fakt dukej se ishte vetëm fasadë për të fshehur frikësimin nga ky zhvillim në Durrës, që u doli jashtë kontrollit politik.

Lexo edhe:

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

Ky emocion i fortë i Braçes, e diktoi të përfshihej në disa “gafa”, si edhe prezantoi mënyrën se si e sheh “dashnori i Drejtësisë” dhe qeveria e tij funksionimin e drejtësisë dhe mënyrën se si duhet të veprojë drejtësia përballë “rilindësve”.

Braçe avokat
Erion Braçe u paraqit si avokat i Liridon Pulës, i arrestuar me vendim gjykate, nën dyshimet për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.

Braçe u shfaq si avokat i një kompanie ndërtimi, “Lura”, një ndërtim i së cilës, siç deklaroi nënkryeministri, është fillesa e hetimit, por edhe e “shantazhit dhe presionit të prokurorit ndaj drejtorit të Kadastrës së Durrësit”.

Braçe prokuror e gjyqtar
Nënkryeministri Braçe deklaroi se, në bazë të provave që ai kishte parë e dëgjuar në seancën gjyqësore dhe në bazë të atyre që kishte në dorë, si prokurori, ashtu edhe gjyqtarja kanë bërë krim “duke i hequr lirinë një personi pa të drejtë”.

Reforma në Drejtësi parashikonte që politika të largojë duart sa më shumë nga drejtësia. Por Erion Braçe dëshmoi tërësisht të kundërtën-se politika, jo vetëm që nuk po qëndron larg drejtësisë, por, për më tepër, ministrat, deputetët e kushdo funksionar politik i jep të drejtë vetes të bëhet gjyqtar e prokuror.

Dhe, kjo sjellje e Braçes “gjyqtar e prokuror”, natyrisht, nuk mund të kalonte pa marrë vlerësimin e shefit të tij, Edi Rama, i cili i dha hapësirë sulmit të vartësit të tij në televizionin personal, “ERTV”.

Braçe “presionist”
Me zë të fortë, Braçe deklaroi në konferencë për media se ai do të nxisë Policinë e Shtetit, Prokurorinë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Tatimet, Komisionin e Vetingut që të nisë procedurat hetimore për pasurinë e prokurorit të çështjes, të cilin e etiketoi, ashtu si edhe shefi i tij, si “përfaqësues të bandave kriminale”.

Vini re me vëmendje aradhën e institucioneve që Braçja deklaroi se do të nxisë kundër një prokurori. Janë të gjitha, ose nën kontrollin ligjor qeveritar, ose nga ato “të pavarurit” që kontrollohen po nga Qeveria.

Policia e Shtetit, Prokuroria, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Tatimet, strukturat e Vetingut, të gjitha nën kontrollin absolut qeveritar, me fakte, prova dhe dëshmi periodike të vasalitetit të tyre ndaj maxhorancës.

Pse “frikësohet” Braçja e të tjerët nga Pula
Liridon Pula nuk është as i pari dhe, natyrisht, as i fundit në radhën e zyrtarëve rilindas që po provojnë shijen e hidhur të prangave.

Rreth dy muaj më parë, po i njëjti prokuror, po për të njëjtat vepra penale, urdhëroi arrestimin e Arben Isakut, zv.drejtor i Kadastrës dhe numri dy i Partisë Socialiste në Durrës. Por, as Braçja, as shefi i tij dhe as qeveritarët e tjerë nuk i rezervuan Isakut një mbrojtje kaq të zhurmshme.

Pra, ajo që tingëllon e pakuptimtë është se përse Erion Braçe, e para tij Edi Rama, e morën fuqishëm në mbrojtje drejtorin e arrestuar Liridon Pula.

Në seancën plenare të së Enjtes, kryeministri Rama, duke iu referuar këtij rasti, la t’i rrëshqiste një shprehje “nuk arrestoj unë, por drejtësia”, një deklaratë që tingëllonte si justifikuese para kush e di se kujt për arrestimin e Pulës.

Pas qëndrimit në Parlament, Rama dërgoi Braçen të premten që të ndiqte seancën gjyqësore dhe të shtunën e ngarkoi me detyrën (aspak) fisnike për të linçuar publikisht një prokuror dhe një gjyqtare.

Çfarë rëndësie ka Liridon Pula që shkaktoi këtë reagim qeveritar, të ngjashëm me fushatën kundër një gjyqtari të Tiranës që urdhëroi pezullimin e ish-drejtorit të Policisë, Haki Çako, rreth 3 vjet më parë?

Erion Braçe e dha një përgjigje në deklaratën e tij nervoze para mediave: “Për të treguar mbi një heqje lirie kriminale ndaj një zyrtari të shtetit”.

Të jetë vetëm kaq? Shqipëria, sidomos nën rilindasit, njeh raste të shumta të arrestimeve të paligjshme, në një sasi të tillë që Braçja do të qëndronte vetëm në media për të mbrojtur “viktimat” e prangave kriminale.

Por nënkryeministri Erion Braçe vendosi të denoncojë vetëm arrestimin, me vendim gjykate, të drejtorit Liridon Pula.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025
Para

"Një gjë e madhe do të ndodhë…"/ Si u stis fabula e 'rrëmbimit' të 13 vjeçares, prindërit nuk e linin ...

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com