• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama dërgon Braçen për të mbrojtur të arrestuarin Liridon Pula. Qeveria i jep shkelm Reformës në Drejtësi

23:59 : 04/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Zv.kryeministri Erion Braçe ishte i pranishëm në seancën gjyqësore ku po i komunikohej masa e sigurisë “arrest në burg” ish-drejtorit të Kadastrës Durrës, Liridon Pula, i arrestuar dy ditë më parë për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash.

Prania e Braçes, i shoqëruar edhe nga ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseda Shehaj, u lexua nga të pranishmit në seancë, përfshirë edhe zyrtarët e drejtësisë, si një presion i hapur qeveritar kundër gjykatës dhe prokurorisë dhe një shenjë e fortë që maxhoranca nuk e ka aspak seriozisht me Reformën në Drejtësi.

Arrestimi i Liridon Pulës ka shkaktuar nervozizëm të lartë në radhët e kabinetit qeveritar. Kryeministri Edi Rama foli ashpër të Enjten nga salla e Parlamentit kundër prokurorit të çështjes, si edhe u justifikua para të burgosurit se “arrestimet nuk i bën ai, por drejtësia”.

Në një fjalim patetik para deputetëve, Rama deklaroi se: “Prokurori në Durrës që është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit, mësoje që nuk arreston kryeministri dhe qeveria, por drejtësia dhe procesi i ndërtimit të një drejtësie që arreston është ky që po bëjmë…”, deklaroi Rama vetëm pak orës pasi Liridon Pula u arrestua në zyrën e tij, në Kadastrën e Durrësit.

Lexo edhe:

U arrestua si “koka” e bandës/ Fatjon Prendi mik me Alfons Ndocin, të dënuarin që u vra në burgun grek

Elbasani zhgënjen në shtëpi, ndalet në barazim me Teutën, të dy ekipet ende pa humbje

Kryeministri Rama nuk e përmendi emrin e prokurorit, por shprehu të dhëna të mjaftueshme për të identifikuar “objektivin” e tij të sulmit. Megjithatë, kryeministri nuk përmendi gjithashtu as se cilat grupet kriminale ishin bashkëpunëtore të prokurorit të Prokurorisë së Durrësit.

Në qytetin bregdetar njihen prej kohësh të paktën dy banda, ajo e Avdulajve dhe ajo e Lul Berishës.

Kryeministri Rama nuk e shprehu nëse “prokurori” kishte apo jo raporte me bandën e Avdulajve, të cilët, në bashkëpunim me Vangjush Dakon dyshohet se kanë vjedhur dhe blerë votat për Partinë Socialiste, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Rama nuk deklaroi as ndonjë element që lidhin prokurorin që urdhëroi arrestimin e Liridon Pulës me grupin e Lul Berishës. Për kujtesë, ky i fundit u lirua nga burgu 7 vjet para përfundimit të afatit, falë “dashamirësisë” së ish-kryebashkiakut të Durrësit, Dako, i cili garantoi se do i gjente punë në sektorin e shërbimeve mbështetëse në institucionin që ai drejton.

Pra, kryeministri Edi Rama nuk arriti të gjejë një lidhje të prokurorit me bandat e Durrësit. Nëse do të ekzistonte kjo lidhje, atëherë prokurori do të ishte pjesë e “grupit të miqve” të Vangjush Dakos dhe Partisë Socialiste.

Pas presionit në Parlament, nëpërmjet të cilit tregoi se nuk e ka aspak ndërmend të respektojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë, Rama dërgoi në seancën për Liridon Pulën zëvendësin e tij besnik, Erion Braçe, me shumë gjasë për të mbajtur shënime dhe për të fiksuar fytyrat e prokurorit dhe gjyqtarit që shqiptoi masën e arrestit për ish-drejtuesin e Kadastrës së Durrësit.

Liridon Pula u arrestua në vijim të një hetimi që po zhvillohet nga Prokuroria e Durrësit, lidhur me disa zyrtarë drejtues të pronave në qytetit bregdetar.

Para arrestimit të Pulës, prangat disa-orëshe i kanë provuar zv.drejtori i Kadastrës, Arben Isaku, njëkohësisht edhe sekretar i përgjithshëm i degës së Partisë Socialiste në Durrës. Pas tij, u arrestua zv.drejtoresha tjetër e Kadastrës, Lusiena Kolaj, ndërkohë që u shpall në kërkim ish-drejtuesi i ALUIZNI-t të qytetit, Flamur Gjuzi.

Nga zyrtarët e arrestuar, aktualisht në pranga është vetëm Liridon Pula. Zyrtarët e tjerë u shpëtuan shumë shpejt prangave, pas disa “manovrave” me natyrë politikë dhe nën dyshimin për bashkëpunim në favor të tyre nga ana e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U arrestua si “koka” e bandës/ Fatjon Prendi mik me Alfons Ndocin, të dënuarin që u vra në burgun grek

21:27 : 27/09/2025
SPORT

Elbasani zhgënjen në shtëpi, ndalet në barazim me Teutën, të dy ekipet ende pa humbje

21:14 : 27/09/2025
AKTUALITET

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

21:01 : 27/09/2025
AKTUALITET

Zbardhen detajet/ Biznesmeni italian u godit me dru në kokë, para se të qëllohej me plumb

20:39 : 27/09/2025
BOTA

Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland, autorizon përdorimin e forcës së plotë

20:15 : 27/09/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku ecën e qetë rrugëve të Tiranës, pasi ka nënshtruar me presion kriminal SPAK-un

20:04 : 27/09/2025
Para

Procesi “Geronit”, Kol Hysenaj dhe Artan Gjermeni, “avokatët” e Xhafajve, fshehin provat

TË GJITHA

U arrestua si “koka” e bandës/ Fatjon Prendi mik me Alfons Ndocin, të dënuarin që u vra në burgun grek

21:27 : 27/09/2025

Elbasani zhgënjen në shtëpi, ndalet në barazim me Teutën, të dy ekipet ende pa humbje

21:14 : 27/09/2025

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

21:01 : 27/09/2025

Zbardhen detajet/ Biznesmeni italian u godit me dru në kokë, para se të qëllohej me plumb

20:39 : 27/09/2025

Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland, autorizon përdorimin e forcës së plotë

20:15 : 27/09/2025

Bardhi: Balluku ecën e qetë rrugëve të Tiranës, pasi ka nënshtruar me presion kriminal SPAK-un

20:04 : 27/09/2025

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara u kthen trafikantëve pasuritë e bllokuar nga SPAK

19:52 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com