Policia e Tiranës ka arrestuar një 27 –vjeçar pasi akuzohet se i ka marrë shumën e parave prej 10 mijë euro një qytetari.
Sipas njoftimit të policisë në pranga u vu Leonard (Klaudjol) Buci, i dënuar më parë për mbajtje të armëve të ftohta. Sipas policisë, Buci kishte kërcënuar dhe kanosur qytetarin me iniciale B.Ç, duke i marrë shumën e parave. Policia bën me dije se ai akuzohet për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.