• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rasti “Agron Hetoja”/ ILDKPKI verifikon pasurinë e kreut të AKU, dyshime për pastrim parash

23:17 : 30/09/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Pasuria e Drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Agron Hetoja, mund të jetë objekt i një hetimi më të thelluar nga organet ligjzbatuese, përfshirë Pastrimin e Parave dhe Prokurorinë, informon në mënyrë zyrtare Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Në një komunikim zyrtar me “Boldnews.al”, ILDKPKI është përgjigjur mbi dyshimet publike të redaksisë lidhur me burimin e mbi 12 llogarive bankare në emër të Agron Hetojas e bashkëshortes së tij, si edhe të transaksioneve në rendin e 200 mijë eurove me pasuri të paluajtshme të realizuara prej tij në dy vitet e fundit, gjatë kohës që ka drejtuar Korporatën Elektro Energjitike Shqiptare (KESH. Sh.a).

ILDKPKI, megjithëse ka preferuar të japë përgjigje indirekte mbi hetimin e zhvilluar prej tij, gjithësesi ka dhënë elementë të mjaftueshëm për të dëshmuar mbi procedurat vijuese mbi pasurinë e subjektit Hetoja.

“Nëqoftëse kontrolli ka rezultuar pa probleme, dosja arshivohet, në të të kundërt, në varësi të problematikave të evidentuara, merren masat përkatëse të parashikuara në ligj, konkretisht masë administrative apo referime te mëtejshme pranë organeve ligjzbatuese siç janë Prokuroria, Policia e Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, strukturave hetimore etj, si dhe u dërgohet njoftim për shkeljet e konstatuara eprorëve të subjekteve”, sqaron procedurën rutinore ILDKPKI.

Lexo edhe:

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat”

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

Por, duke qëndruar tek kërkesat specifike për subjektin Agron Hetoja, ILDKPKI vijon: “…Informacioni i kërkuar prej jush, në të katër pikat e kërkesës, mbi saktësinë e të dhënave apo deklarimeve të kryera nga subjekti deklarues, duke qenë objekt i kontrollit të plotë, rikontrollit apo hetimit administrativ për deklarimet e kryera nga subjekti Agron Hetoja, mund t’ju vihen në dispozicion vetëm palëve të përfshira në procesin administrativ…”

“Boldnews.al” i ka drejtuar Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive 4 pyetje të thjeshta, kryesisht mbi të dhëna që subjekti Hetoja kishte detyrim t’i deklaronte sipas kërkesave të formularit të pasurive.

“BN” kërkoi nga ILDKPKI;

1. Kohën e blerjes së një apartamenti, me sipërfaqe 143 m2, blerë në vlerën 39 mijë dollarë amerikanë. Sipas të dhënave indirekte të deklaruara prej vetë subjektit )siç është rivlerësimi në vitin 2005 me vlerë 25 milionë lekë), rezulton se apartamenti gjendet në një zonë shumë të shtrenjtë të Tiranës.

Subjekti Hetoja ka deklaruar për këtë apartament se e ka blerë “me të ardhurat e siguruara nga punësimi në vitet 1995-2006”, duke caktuar kështu një limit kohor maksimal mbi periudhën kur ka blerë apartamentin (viti 2006).

Në një raportim të mëparshëm, “Boldnews.al” ka konstatuar se vlera e këtij apartamenti është dukshëm më i ulët se çmimi i tregut në zonën më të shtrenjtë të Tiranës.

2. Burimin financiar të mbi 12 llogarive bankare të regjistruara në emër të Agron dhe Anila Hetoja, të deklaruara në formularin “para fillimit të detyrës” si Administrator i KESH sh.a, shuma totale e të cilave arrin në rendit e rreth 200 mijë eurove

Në formularin e pasurisë, Hetoja deklaron vetëm se llogaritë bankare janë krijuar nga të ardhurat nga punësimi, pa specifikuar konkretisht punësimit dhe pagat që ka marrë ndër vite.

3. Të dhëna mbi një apartament, të blerë në vitin 2017, përfshirë sipërfaqen, çmimin dhe zonën, për të cilin subjekti Agron Hetoja deklaron se “ka prishur disa llogari bankare”, shuma e të cilave arrin në rreth 190 mijë euro.

Para se të merrte përgjigjen nga ILDKPKI, “Boldnews.al” zbuloi se Agron Hetoja ka porositur një apartament, me vlerë 185 mijë euro, si edhe një garazh me vlerë 15 mijë euro, në një pallat të ri në zonën e ish-Bllokut.

4. Të dhëna mbi një apartament, përfshirë çmimit, të shitur nga Agron Hetoja në vitin 2018, me vlerë 140 mijë euro.

Për këtë apartament, subjekti Hetoja nuk deklaron thuajse asnjë të dhënë se për cilën pronë bëhet fjalë dhe shifrën konkrete të shitjes.

Nga një hulumtim i mëvonshëm i “Boldnews.al”, rezulton se Hetoja i ka shitur mbesës së tij në shumën 175 mijë euro apartamentin që e kishte blerë më parë në shifrën e 39 mijë dollarëve.

Pikërisht, për këto pyetje, të thjeshta dhe ligjore, ILDKPKI vendosi të mos jepte shpjegime, duke argumentuar se të dhënat mbi problematikat u përcillen institucioneve ligjzbatuese.

Lajme të lidhura

BOTA

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat”

15:35 : 18/05/2025
SHENDETI

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

15:23 : 18/05/2025
SPORT

Presidenti i Barcelonës, Laporta: Yamal do të rinovojë kontratën

15:16 : 18/05/2025
BOTA

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

15:03 : 18/05/2025
BOTA

Lufta në Gaza/ Programi Botëror i Ushqimit: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

15:00 : 18/05/2025
AKTUALITET

Meta refuzon të hyjë në Parlament përmes dorëheqjes së deputetëve të PL: Nuk pranoj asnjë marifet

14:49 : 18/05/2025
Para

Fjalimi i një syleshi në OKB që nuk çuditi askënd

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat”

15:35 : 18/05/2025

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

15:23 : 18/05/2025

Presidenti i Barcelonës, Laporta: Yamal do të rinovojë kontratën

15:16 : 18/05/2025

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

15:03 : 18/05/2025

Lufta në Gaza/ Programi Botëror i Ushqimit: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

15:00 : 18/05/2025

Meta refuzon të hyjë në Parlament përmes dorëheqjes së deputetëve të PL: Nuk pranoj asnjë marifet

14:49 : 18/05/2025

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

14:30 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com