• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtuesit e Prokurorive/ KLP “zbulon” emërimet e paligjshme të Arta Markut, por nuk reagon

23:10 : 30/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pas më shumë se 10 muajsh funksionim, më në fund ka konstatuar problematikat e Arta Markut në caktimin e paligjshëm të drejtuesve të prokurorive, megjithëse, ende nuk ka reflektuar për ndryshimin e situatës.

Në mbledhjen e fundit, të zhvilluar mesjavën e kaluar, anëtarët e KLP-së kanë vlerësuar të nevojshme ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të rreth 10 prokurorëve të thjeshtë, të cilët ushtronin funksionet jashtë strukturave ku kanë emërimin zyrtar.

Por, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka arritur të sistemojë çështjen e drejtuesve të Prokurorive lokale, e cila përbën thelbin e problemeve në “komandimet” e kryera nga Arta Marku, sapo ajo mori detyrën, në fund të vitit 2017.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë konstaton se, aktualisht, janë në fuqi rreth 27 caktime të përkohshme, një pjesë prej të cilëve në cilësinë e drejtuesit të përkohshëm të prokurorive.

Lexo edhe:

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

Presidenti i Barcelonës, Laporta: Yamal do të rinovojë kontratën

Por, në vendimin e tij të parë për këtë çështje, KLP vendosi ndërprerjen e caktimit të përkohshëm vetëm për disa prokurorë të thjeshtë. Drejtuesit e përkohshëm të Prokurorive, të cilët qëndrojnë në detyrë me firmën e paligjshme të Arta Markut, ende nuk janë prekur nga KLP.

Krimet e Rënda
“Komandimi” më i zhurmshëm dhe më problematik i Arta Markut është ai i mikeshës së saj, Donika Prela. Për Prelën, Arta Marku shkeli dy herë rresht ligjin.

Fillimisht, e caktoi drejtuese të Prokurorisë së Durrësit, duke larguar në mënyrë anti-ligjore drejtuesin e emëruar të asaj strukture, Agron Gjana. Më tej, shkeli sërish ligjin, duke e caktuar në krye të Krimeve të Krimeve, duke larguar një tjetër drejtues të emëruar, Besim Hajdarmataj. Donika Prela

Donika Prela ka plotësuar “pritshmëritë” e Arta Markut. Nën drejtimin e saj, Prokuroria për Krime të Rënda sfumoi dhe mbuloi një seri hetimesh për zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste, përfshirë dosjet “339” dhe “184”.

Prokuroria e Tiranës
Prej më shumë se një viti, prokuroria e kryeqytetit drejtohet nga Elisabeta Imeraj, një tjetër “komandim” i paligjshëm nga ana e Arta Markut. Imeraj u caktua si drejtuese në Prokurorinë e kryeqytetit pas largimit nga Vetingut të shefit të mëparshëm të përkohshëm, Dritan Rreshka.

Ligji parashikon që drejtuesi i Prokurorisë, përfshirë edhe të përkohshmin, të zgjidhet nga radhët e prokurorëve të të njëjtës strukturë. Por, Arta Marku vendosi që për prokurorinë e Tiranës të caktonte në drejtim Elisabeta Imerajn nga Krimet e Rënda.

Prokuroria e Durrësit
Në krye të Prokurorisë së Durrësit është Anita Jella, e caktuar përkohësisht pas largimit të Donika Prelës. Edhe në këtë rast, Kryeprokurorja e Përkohshme ka anashkaluar me vetëdije ligjin. Prokuroria e Durrësit, formalisht, ka një drejtues të emëruar-Agron Gjanën, i cili u largua pa bazë ligjore për t’i liruar vendin Donika Prelës.

Prokuroria e Elbasanit
Në krye të Prokurorisë së Elbasanit qëndron prej thuajse dy vitesh Enkelejda Millonai, e caktuar aty përkohësisht nga Arta Marku. Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka marrë asnjë vendim për zgjatjen apo ndërprerjen e mandatit të përkohshëm të Millonait, duke lënë në fuqi firmën 2-vjeçare të Arta Markut.

Prokuroria e Lezhës
Milan Laskaj ishte prokuror në Elbasan, kur Arta Marku, në mënyrë të paligjshme vendosi të largojë nga drejtimi i Prokurorisë së Lezhës drejtuesin e emëruar, Simon Pashuku. Laskaj qëndron prej mëse një viti në drejtimin e Lezhës.

Lajme të lidhura

SHENDETI

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

15:23 : 18/05/2025
SPORT

Presidenti i Barcelonës, Laporta: Yamal do të rinovojë kontratën

15:16 : 18/05/2025
BOTA

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

15:03 : 18/05/2025
BOTA

Lufta në Gaza/ Programi Botëror i Ushqimit: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

15:00 : 18/05/2025
AKTUALITET

Meta refuzon të hyjë në Parlament përmes dorëheqjes së deputetëve të PL: Nuk pranoj asnjë marifet

14:49 : 18/05/2025
AKTUALITET

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

14:30 : 18/05/2025
Para

Debati/ Maliqi-Spiropalit: Rama të bëri drejtoreshë e ministre, ndaj sulmon Metën

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

15:23 : 18/05/2025

Presidenti i Barcelonës, Laporta: Yamal do të rinovojë kontratën

15:16 : 18/05/2025

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

15:03 : 18/05/2025

Lufta në Gaza/ Programi Botëror i Ushqimit: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

15:00 : 18/05/2025

Meta refuzon të hyjë në Parlament përmes dorëheqjes së deputetëve të PL: Nuk pranoj asnjë marifet

14:49 : 18/05/2025

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

14:30 : 18/05/2025

Dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër? Jozi: Shpifje ndaj meje, duhen prova

14:28 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com