• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Pse Meta po sillet si humbës

16:00 : 29/09/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati 

Ilir Meta po sillet si humbës pas publikimit të konkluzioneve të komisionit të Venecias. Deklaratat që e konsideruan si trakt draftin e publikuar, teoritë konspirative se deputetët socialistë e dinin paraprakisht përfundimin, sulmet e ulta alla Edi Rama, ndaj gazetarëve të rreshtuar kundër tij, dhe në fund, aludimet se edhe “gjykatësit” e Venecias janë të blerë, flasin për nervozizmin të cilin presidenca ka shfaqur pas vendimit të papritur për të.

Le të jemi të qartë, vendimi i këtij komisioni, reputacioni i të cilit vështirë se mund të diskutohet, ka dy anë.

Në njërën ai e mbron kreun e shtetit nga procedura për shkarkim që ka nisur shumica parlamentare. Këtu ai është i qartë dhe e thotë e zeza mbi të bardhë se nuk ka ndodhur asnjë shkelje e rëndë kushtetuese që mund të justifikojë një precedent të pa dëgjuar më parë në Shqipëri.

Lexo edhe:

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

Pjesa më e diskutueshme, ajo që e ka  bërë Ilir Metën të shfaqet si “Luani i Venecias” që sfidon çdokënd, nuk i jep atij të drejtë për anullimin e 30 qershorit. Këtu përfundimi i ekspertëve është se ai i ka tejkaluar kompetencat që i jep kushtetuta.

Dhe pikërisht kjo është pika e cila kërkon sqarim.

Për të kuptuar atë është e domosdoshme të dimë se si funksionon Venecia. Ajo duhet imagjinuar si një laborator i cili bën analizën e materies që i jepet, për të nxjerrë përfundimet. Ajo shikon kushtetutën dhe ligjet e shkruara mbi letër dhe argumenton se si duhet të sillen personat që janë objekt i tyre. Me një fjalë ky komision nxjerr përfundimet optimale për situata dhe kushte normale.

Por, fatkeqësisht Shqipëria nuk është në një situatë të tillë.

Unë jam i sigurtë se, të vendosur në një pozicion tjetër, ata juristë dhe eruditë që gjykuan kazusin e 30 qershorit, do ti dënonin me të njëtin metër edhe ngjarje që kanë ndodhur kohët e fundit. Për ta do të qe e papranueshme ajo që bënë kuksianët kundër koncesionarit dhe shtetit që kish vendosur ti grabiste me taksën e rrugës. Për ta do konsiderohej e tillë protesta e dhunshme e unazës së re, megjithëse aty po u prishen shtëpitë e banorëve në emër të vjedhjes së dhjetra milionë eurove. E tillë do të quhej edhe tentativa për të mbrojtur teatrin, për të zaptuar godinën, megjithëse ata që duan të përfitojnë me anë të kësaj afere kanë shkelur me dy këmbët kushtetutën. Po e njëjta logjikë mund të përdorej për djegjen e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve lokale e kështu me radhë.

Pra, në kushte normale, shumë pjesëza të pazëllit të rezistencës anti rregjim në Shqipëri do të dukeshin anormale. Por, ne nuk jemi një vend i tillë, ndaj edhe për këtë kemi votuar ligje si ai i dekrîminalizimit apo ai i vettingut, që do ti ngrinin qimet e kokës përpjetë çdo konstitucionalisti serioz.

Pak a shumë këtë ka bërë edhe Ilir Meta.

Nga laboratori i tij qibar, komisioni i Venecias është i ndershëm kur thotë se presidenti i tejkaloi kompetencat e tij kur anulloi 30 qershorin. Ai ka logjikë të fortë kur argumenton edhe koseguencat që rrjedhin prej kësaj. Problemi i tij i vetëm është se nuk merr parasysh kontekstin autoritaro monist, që shërbeu si skenë e ngjarjes që analizoi.

Pyetja të cilës ai nuk i jep përgjigje është se ç’duhet të bëjë, një grupim qytetarësh, një forcë politike, një autoritet shtetëror, në një mjedis ku shkelet çdo e drejtë dhe ku ligji përdoret si armë në duart e pushtetit (siç tregoi edhe në 30 qershor mosbotimi në fletoren zyrtare i dekretit, rrëzimi i tij nga KQZ e kapur dhe Kolegji Zgjedhor i frikësuar nga vettingu, që u vunë re dhe nga OSBE ODHIR). A mos vallë duhet të kthejnë faqen tjetër kur ndjejnë një goditje të padrejtë?

Mes këtij konflikti ndërmjet të ligjshmes dhe legjitimes, të cilës nuk i ka dhënë dot përgjigje Venecia, është ngatërruar edhe Ilir Meta. Gafa e tij e vetme ishte se besoi që, në kuadër të një shteit autoritar, mund ti harmonizonte të dyja. Prandaj dhe bëri deklaratën e nxituar të dorëheqjes (nëse Venecia i gjente shkelje).

Pikërisht ajo po e shtyn të shfaqë nervozizëm, të ushqejë teori konspirative dhe të sulmojë gazetarë.

Në fakt Ilir Meta duhet ta ndajë mendjen: askush nuk e ka luksin për të qenë ligjërisht e politikisht korrekt, kur ka vendosur të ndeshet me një rregjim. Nëse e bën këtë llogari, nuk ka pse të ndihet i zhgënjyer dhe as të sillet nervoz. Vetëm pranimi i këtij realiteti e bën ta pranojë në paqe verdiktin se “ka tejkaluar kompetencat” duke mbrojtur diçka më të madhe. Vetëm nëse e ka seriozisht këtë betejë, ai nuk ka arsye të sillet si humbës.

/lapsi.al

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 24/08/2025
AKTUALITET

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

22:56 : 24/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025
AKTUALITET

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
Pamje nga aksidenti tragjik
AKTUALITET

Aksidenti ku humbën jetën dy motrat Dhimaku, ja çfarë thotë policia

22:20 : 24/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025
Para

Spektakli mitologjik i Ramës dhe magjepsja e turmave

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 24/08/2025

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

22:56 : 24/08/2025

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
Pamje nga aksidenti tragjik

Aksidenti ku humbën jetën dy motrat Dhimaku, ja çfarë thotë policia

22:20 : 24/08/2025

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

21:50 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com