Prej disa ditësh në media qarkullon lajmi se Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti i saj i dhanë fund martesës së tyre, për shkak të një romance të moderatores me një ish-deputet që sipas mediave është problematik por nuk bëhet i ditur emri.
Por, pas të gjitha thashethemeve që qarkulluan, erdhi menjëherë reagimi i bashkëshortit të aktores së humorit, i cili postoi një foto të bashkëshortes dhe vajzës teksa luanin tek lodrat, mbi të cilën kishte bashkëngjitur dy zemra
Por ai ka reaguar sërish në lidhje me këtë lajm. Aleksandër Varfaj në një postim në rrjete sociale ndan artikullin e një gazete “E vërteta e ndarjes së aktores, bashkëshorti refuzon ndarjen me Rudina Dembacajn”, mbi të cilin vendos dy emoji habije dhe të qeshurash.
Me sa duket nuk është aspak e vërtetë që Aleksi refuzon ndarjen, por gjërat kanë ardhur me mirëkuptim!