Në vajzë 12-vjeçare, e cila u dhunua seksualisht dhe psikologjikisht në shtëpinë e saj, i ka dërguar nënës së saj një mesazh prekës, pasi u mor në kujdestarinë e autoriteteve indiane.
Në harkun kohor të 2 viteve, ajo u dhunua seksualisht nga 30 burra.
Dyshohet se e mitura përdorej nga familjarët e saj për të siguruar të ardhura, duke prostituar në shtëpinë e saj.
“Nënë, më fal”, ky ishte mesazhi i trishtë që vajza shkroi në derën prej druri të banesës së saj në Kerala, teksa u dërgua në një strehimore për mbrojtjen e viktimave të dhunës.
Detajet e abuzimit të së miturës dolën në seancat e këshillimit, ku vajza rrëfeu tmerrin që kishte përjetuar gjatë dy viteve.
Ajo që të prek më tepër nga kjo histori të dhimbhsme është fakti se vajza e traumatizuar ndihej “fajtore” se burimi i të ardhurave të familjes së saj nuk do të funksiononte më.
12-vjeçarja tregoi se fillimisht ishte dhunuar seksualisht nga miku i babait të saj, i cili i kishte dhënë para familjes në këmbim të kryerjes së aktit.
Babai i vajzës u arrestua nga policia të dielën, ndërkohë një person i tretë, i cili dyshohet se gjente “klientët”, është shpallur në kërkim nga autoritetet indiane.
Nëna e saj ka mohuar kategorikisht pretendimet se vajza e tyre është abuzuar, por provat e grumbulluara nga autoritetet dëshmojnë të kundërtën.
Këshilltari që dëgjoi dëshminë rrëqethëse të vajzës u shpreh:
Ajo filloi të qajë kur e pyeta se çfarë po ndodhte në shtëpi. Ajo tha se familja e saj, përfshirë një gjyshe të sëmurë, kishte shumë nevojë për para dhe se nuk mundnin të paguanin as qiranë.”
Dyshimet e para nisën nga fqinjët, të cilët vunë re se diçka e “çuditshme” po ndodhte në apartamentin ku jetonte familja në fjalë.
Një banore e pallatit tha se kishte dëgjuar një vajzë të vogël duke qarë dhe kishte parë burra që vinin në shtëpi, por nuk kishte dashur të ndërhynte.
Më pas një nga fqinjët lajmëroi autoritetet dhe gjithçka doli në dritë. Ekzaminimet mjekësore konfirmuan abuzimet që janë kryer ndaj të miturës.
Vajza po mbahet nën kujdesin intensiv të psikologëve dhe autoriteteve në institucionin ku është dërguar.