• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Votimi në Bundestag/ Kryemadhi: 9 kushtet, semafor i kuq për Ramën, të gjithë duhet të marrim përgjegjësi!

16:07 : 27/09/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas vendimit të Bundestagut gjerman për t’i hapur dritën jeshile me kushte Shqipërisë, në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se Gjermania ka mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme interesat e Shqipërisë dhe ka mbështetur aspiratën evropiane të popullit tonë, duke shtuar se nëntë kushtet e reja janë një semafor i kuq për Edi Ramën.

“Tani është koha ku gjithsecili nga ne duhet të marrë përgjegjësi përballë sfidave reale të vendit dhe përballë qytetarëve. Nëse duam vërtet që negociatat të çelen vitin që vjen, atëherë duhet të ndalim një herë e mirë propagandën politike dhe t’i japim qytetarëve shansin për një Shqipëri evropiane”, shkruan ndër të tjera Kryemadhi.

Reagimi i Kryemadhit:

Bundestagu gjerman miratoi ditën e djeshme rezolutën për Shqipërinë. Një rezolutë që jep një pamje të qartë të realitetit shqiptar, krizën në të cilën po kalon vendi si dhe nevojën emergjente që Shqipëria ka për të zgjidhur disa çështje që janë thelbësisht prioritare.

Lexo edhe:

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, RENEA rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori në Fier

Gjirokastër/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen dy mjekët pediatër

Gjermania ka mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme interesat e Shqipërisë dhe ka mbështetur aspiratën evropiane të popullit tonë. Kjo pasqyrohet qartë në vullnetin pozitiv të shprehur në votimin e djeshëm. Maqedonia e Veriut shkon e sigurtë drejt bisedimeve për anëtarësim, ndërsa Shqipëria vendoset përballë sfidave që e kanë stërmunduar prej vitit 2016, kur u mor edhe rekomandimi i parë pozitiv.

Nëntë kushtet e vendosura nga Bundestagu për hapjen e negociatave janë një semafor i kuq për Edi Ramën, pasi flasin qartë për kapjen e Sistemit të Drejtësisë, për krizën kushtetuese dhe institucionale, pandëshkueshmërinë e blerjes së votës dhe intimidimin e votuesve, si dhe paligjshmërinë e procesit të votimeve të 30 qershorit, ku Edi Rama vendosi ta kthejë Shqipërinë në një sistem monopartiak, duke synuar zhdukjen e pluralizmit politik!

Sot nuk është momenti i dekoratave si ato të 2018-ës, as për shampanjë apo euforizëm politik. Tani është koha ku gjithsecili nga ne duhet të marrë përgjegjësi përballë sfidave reale të vendit dhe përballë qytetarëve. Nëse duam vërtet që negociatat të çelen vitin që vjen, atëherë duhet të ndalim një herë e mirë propagandën politike dhe t’i japim qytetarëve shansin për një Shqipëri evropiane. Vullneti i mire i Gjermanisë për negociatat nuk do të thotë çelje e tyre e menjëhershme, por do të thotë shans që shqiptarët të ndërtojnë shtetin e së drejtës dhe Shqipëria të plotësojë minimumin e standardeve demokratike, në mënyrë që të jetë e denjë për të hapur negociatat me BE.

Shqipëria evropiane është detyrimi ynë ndaj fëmijëve dhe të rinjve. Me përgjegjshmërinë, që duhet të kemi para tyre, kam shprehur prej kohësh bindjen e LSI-së për institucionalizimit e dialogut mes forcave politike në vend. Jo dialog për interesa individësh dhe karrigesh të pushtetit, por dialog transparent për qytetarët, gjithëpërfshirës e të sinqertë në shërbim të shqiptarëve dhe që lehtëson hallet që rëndojnë mbi ta. Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë të jenë pjesë e Evropës së Bashkuar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, RENEA rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori në Fier

10:04 : 24/07/2026
AKTUALITET

Gjirokastër/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen dy mjekët pediatër

10:03 : 24/07/2026
AKTUALITET

U godit nga skafi në Vlorë, 17-vjeçari transportohet drejt Traumës

09:55 : 24/07/2026
BOTA

Turqi/ Çfarë shansesh do të kishte një parti e re opozitare?

09:50 : 24/07/2026
AKTUALITET

Veliaj në gjykatë: Ols Dado nuk është prokuror, emërimi i tij bie ndesh me ligjin

09:45 : 24/07/2026
AKTUALITET

Krimi në Fier, e afërmja: Vajza ishte me urdhër mbrojtje! Ish-burri ishte i dhunshëm, e kërcënonte…

09:41 : 24/07/2026
Para

400 euro për transportin e 4 klandestinëve, pranga 2 vëllezërve nga Tirana

TË GJITHA

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, RENEA rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori në Fier

10:04 : 24/07/2026

Gjirokastër/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen dy mjekët pediatër

10:03 : 24/07/2026

U godit nga skafi në Vlorë, 17-vjeçari transportohet drejt Traumës

09:55 : 24/07/2026

Turqi/ Çfarë shansesh do të kishte një parti e re opozitare?

09:50 : 24/07/2026

Veliaj në gjykatë: Ols Dado nuk është prokuror, emërimi i tij bie ndesh me ligjin

09:45 : 24/07/2026

Krimi në Fier, e afërmja: Vajza ishte me urdhër mbrojtje! Ish-burri ishte i dhunshëm, e kërcënonte…

09:41 : 24/07/2026

Shqipëria, rekord në Europë për peshën e bar-kafeneve në ekonomi, e treta në raport me popullsinë

09:34 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom