• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Vulosja e miqësisë Rama-Vuçiç dhe anashkalimi i Kosovës

14:10 : 26/09/2019
në BOLD BLOG, POLITIKE

Bekim BICI

Kryeministri i Shqipërisë, i atakuar jo rrallë herë si mik me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kundër interesave shqiptare në rajon, apo edhe si mbështetës i idesë për ndarjen e Kosovës, në një intervistë nga SHBA, e nxori sërish këtë qëndrim në plan të parë. Ndërsa foli për idenë e një SHENGEN-i rajonal, i cili ka dobi për vendet tona, por që duhet parë e studiuar mirë si politikë, paralajmëroi një takim mes trekëndëshit Serbi-Shqipëri-Maqedoni, anashkaloi sërish Kosovën. “…me Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Maqedonisë, kemi rënë dakord që të takohemi së shpejti, për të diskutuar mbi një hap të rëndësishëm bashkëpunimi mes të treja vendeve…”, shprehet Kryeministri.

Pyetja që ngrihet vetëvetiu është: Përse Kosova nuk është përfshirë në këtë takim në nivel liderësh? Përgjigjja është shumëplaneshe, por që në atë frontal, duket sikur Rama kërkon që të marrë rolin e ‘liderit ballkanik’ e për këtë Kosovën ‘e ka në xhep’. Por, ndërsa zhvleftëson rëndësinë e Kosovës, i ngre vlerat Serbisë, e cila me shumë gjasa, nëse do të ishte Kosova në tryezë, ajo nuk merr pjesë.

Por a mund t’i përfaqësojë Edi Rama edhe interesat e shqiptarëve të Kosovës në këtë tryezë? Përgjigjja është ‘JO’. Kjo përgjigje rrjedh nga fakti, se vetë kryeministri Edi Rama, është një ndër mbështetësit e ndarjes së Kosovës, për territorin e së cilës u luftua me dekada, u derdh shumë gjak shqiptari, por që për interesa personale e të ngushta, gjithçka mund të hidhet poshtë në çast.

Por nga ana tjetër, lind një pyetje shumë thelbësore: Përse kryeministri Edi Rama, fton në takim Presidentin Serb, Aleksandër Vuçiç, duke anashkaluar kryeministren Anna Brnabiç? Ndërkohë nuk bën të njëjtën gjë me Maqedoninë e Veriut, nga e cila në takim fton homologun e tij, Zoran Zaev.

Lexo edhe:

Meta ankim në Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri

Përgjigjja sërish ngre debate, por në plan të parë del miqësia me Vuçiç, e tashmë edhe me Zaev. Por kush është Vuçiç? Vuçiç është një shërbëtor i Vojsllav Sheshel, bëmat e të cilit dihen mjaft mirë, tashmë vërtetuar edhe nga Gjykata e Hagës si kriminel lufte në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe Vojvodinë. Pikërisht Sheshel do të shprehej për Vuçiç: “Maja Gojkoviç, Tomislav Nikoliç dhe Aleksandar Vuçiç kanë marrë pjesë në të gjitha ato që unë kam qenë i përfshirë. Ata ishin bashkëpunëtorët e mi”.

Nga ana tjetër, është Zoran Zaev, i cili njihet për deklaratat e tij antishqiptare, por që prej disa vitesh duket se ka ndryshuar qëndrim. ‘Ligji për gjuhën shqipe’ në Maqedoninë e Veriut është një ndër argumentet që përdoren nga analistët, por që sërish nuk është shumë deçiziv. Ligji ende nuk gjen zbatim në disa fusha. Sinjalistika rrugore, ende është vetëm në maqedonisht, administrata ende nuk flet në shqip, e kur ti i drejtohesh në gjuhën shqipe, përballesh me përbuzje, e po kështu ky ligj ende nuk gjen zbatim në shumë fusha të tjera.

Pra thënë ndryshe, në këtë takim të rëndësisë së veçantë për kryeministrin Edi Rama, janë ftuar dy miqtë e tij, që jo rastësisht rezultojnë të atakuar në qëndrime të forta kundër interesave shqiptare. (Kryeministri Zaev, kohët e fundit është tërhequr nga deklaratat e tij, ndërsa shprehet për bashkëpunim me shqiptarët. Por si thotë një fjalë e urtë: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron!”)

Më pas Kryeministri orvatet të mbrohet teksa thotë: “…nuk është absolutisht përjashtues për vende të tjera, përkundrazi është një hap për të nxitur edhe të tjerët që të bashkohen”.

Sërish del në pah ambicia prej një lideri ballkanik, por teksa përgjithëson, Kosovën e barazon me vendet e tjera të rajonit. Ndonëse Kushtetuta e detyron të kujdeset për interesat e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit, pa përcaktuar nëse bëhet fjalë për shqiptarët Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Greqisë, Malit të Zi, apo diasporës në përgjithësi.

Por në të gjithë atë që është thënë e bërë në 6 vite qeverisje të kryeministrit Rama, e vetmja gjë që ka bërë për Kosovën, ndonëse një PR i pastër për të fituar pike politikisht e mbështetje në Kosovë, është deklarata e tij në Serbi. Një deklaratë e vlerësuar gjerësisht, por që më pas veprat dhe qëndrimet e tij, konkretisht me çështjen e kufirit, do ta zhvlerësonin ndjeshëm. “Nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë”.

Dhe së fundmi, nëse në qendër të marrëveshjes mes 3 vendeve tona, Shqipëri, Maqedoni e Serbi, është ajo për heqjen e kufijve, me ç’kufijë do të përfaqësohet Serbia? A do të pranojë Serbia të prezantohet me kufijtë e saj realë, apo do të tentojë të përfshijë në kufijë edhe Kosovën, kufijtë e së cilës nuk i njeh, pasi ende për të ‘Kosova është Serbi!’.

PJESË NGA BISEDA:

Pyetja: Më herët keni qenë ideator i një Shengeni Rajonal, mund të na zbuloni detaje nga ky qëndrim për Shengenin.

Kryeministri Edi Rama: Unë jam shprehur edhe me herët dhe për këtë kam marrë edhe akuza sepse gjithkush që e ka dëgjuar idenë e ka lidhur menjëherë me heqjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, çka për mua mbetet një prioritet i një rëndësie shumë të veçantë, por i parë në një kontekst më të gjerë. Na është dhënë mundësia që në hapësirën e punimeve të kësaj asambleje, që të jemi së bashku me Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Maqedonisë dhe kemi rënë dakord që të takohemi së shpejti, për të diskutuar mbi një hap të rëndësishëm bashkëpunimi mes të treja vendeve që nuk është absolutisht përjashtues për vende të tjera, përkundrazi është një hap për të nxitur edhe të tjerët që të bashkohen e natyrisht për mua dhe për Shqipërinë ky hap ka një rëndësi të madhe, nëse në bazë të kësaj marrëveshjeje të mundshme është heqja e kufijve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta ankim në Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg

18:04 : 10/07/2025
AKTUALITET

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri

17:55 : 10/07/2025
SPORT

Nis rrugëtimi europian për Partizanin, ja si rreshtohen të kuqtë në transfertën estoneze

17:54 : 10/07/2025
AKTUALITET

Zjarr në Shënkoll të Lezhës, flakët rrezikojnë banesat përreth

17:43 : 10/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Theo Hernandez i jep lamtumirën Milanit, i bashkohet Inzaghit në Arabi

17:38 : 10/07/2025
RAJONI

Vrasja e 27-vjeçarit në Kosovë/ Dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen: Efeketivët ushtruan forcë

17:37 : 10/07/2025
Para

Panik në Stamboll/ Tërmeti 'shkund' pallatet, qindra banorë në rrugë (VIDEO)

TË GJITHA

Meta ankim në Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg

18:04 : 10/07/2025

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri

17:55 : 10/07/2025

Nis rrugëtimi europian për Partizanin, ja si rreshtohen të kuqtë në transfertën estoneze

17:54 : 10/07/2025

Zjarr në Shënkoll të Lezhës, flakët rrezikojnë banesat përreth

17:43 : 10/07/2025

Zyrtare/ Theo Hernandez i jep lamtumirën Milanit, i bashkohet Inzaghit në Arabi

17:38 : 10/07/2025

Vrasja e 27-vjeçarit në Kosovë/ Dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen: Efeketivët ushtruan forcë

17:37 : 10/07/2025

Disfata e Real Madrid, Xabi Alonso drejton gishtin te Vinicius dhe Mbappe

17:28 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com