Gjatë lëkundjeve të fuqishme të tërmetit, gazetarja e televizionit RTV Ora, Besjana Palushi ka kaluar momente frike teksa ishte “Live” duke transmetuar edicionin e lajmeve.
Por, dhe pse tronditjet ishin të forta gazetarja mundi të transmetonte lajmet deri në momentin e ndërprerjes së edicionit.
Sipas IGJEUM ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.