Sot Vendi jonë u godit nga disa lëkundje të fuqishme tërmeti ku pati pasoja të rënda në dëme materiale por edhe disa të plagosur.
Por pak kohë më parë ishte presidenti, Ilir Meta i cili paralajmëroi institucionet shqiptare se vendi ynë mund të rrezikohet nga lëkundje të fuqishme tërmeti duke cituar një sizmiolog grek.
Në një letër me të cilën i drejtohet i shqetësuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kreu i shtetit thotë se sipas një sizmiologu të vjetër grek, Ballkani do të goditet nga tërmet i fuqishëm apokaliptik. Meta i kërkon llogari qeverisë për masat e marra dhe kërkon informacion mbi situatën.