Pas trajtimit të sëmundjes që paraqet i sëmuri, infeksionet spitalore janë sot sfida numër dy më e madhe që përballet sistemi shëndetësor dhe mjekët. Rreziku në trajtimin e infeksioneve spitalore vjen jo vetëm për shkak se shton kostot e trajtimit por sepse në radhë të parë mund të ndërlikojë deri rrezikojë jetën e të sëmurit. Fakt është se infeksionet spitalore përballen edhe spitalet në vendin tonë. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga studimi i fundit i kryer nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, në ambientet spitalore të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë. Një studim i tillë u publikua në faqen zyrtare të ISHP-së, por pas bujës mediatike, zyrtarët e shëndetësisë e fshinë atë. Por në fakt “Mapo” e posedon dhe po e publikon sot të pa censuruar, studimin e plotë të ISHP-së lidhur me ngarkesën mikrobiale dhe sterilitetin në ambientet spitalore të maternitetit më të madh në Tiranë.
Studimi
Studimi mban titullin “Vlerësimi dhe monitorimi i ngarkesës mikrobiale dhe sterilitetit në ambjentet spitalore të maternitetit “MbretëreshaGeraldinë”, Tiranë.” Dhe fillon konkretisht me përshkrimin që i bëjnë specialistët rrezikut që vjen nga infeksionet spitalore, si shkak i baktereve siç janë stafilokoku dhe E.coli. “Pacientët me infeksione ose që mbartin mikroorganizma patogjen janë burim infeksioni për pacientët e tjerë si dhe për stafin mjekësor. Pacientët të cilët infektohen në spital janë një burim tjetër infeksioni. Mbipopullimi në ambientet spitalore, transferimet e shpeshta të pacientëve nga një repart në tjetrin si dhe përqendrimi i pacientëve më të predispozuar për infeksione në të njëjtën hapësirë, ndikojnë në përhapjen e infeksioneve spitalore.”
Infeksionet
Infeksionet mund të shkaktohen në spital nga transmetimi i një mikroorganizmi nga një person tek tjetri ose mund të shkaktohen nga flora e vetë pacientit. Disa mikroorganizma mund të merren nga objekte ose substanca të cilat janë kontaminuar nga një pacient tjetër (infeksion mjedisor). Qëllimi i këtij studimi është evidentimi i gamës së mikrobeve patogene gram-pozitive dhe gram-negative në ambientet e kujdesit shëndetësor. Është analizuar problematika e ndotjes mikrobiale si dhe politikat e sterilitetit në ambientet spitalore ne Maternitetin “Mbretëresha Xheraldinë”. Të dhënat janë mbledhur në ambientet spitalore (në bllokun e operacionit, si tek obstetrika dhe tek Gjinekologjia, ku mostrat janë marrë në orendi, ajër, solucione dezinfektante, materiale sterile njëpërdorimshme, cistina sterile, paketa kirurgjikale, personel shëndetësor, dhe procedurat e larjes se duarve etj, ku këtu janë zonat më me risk të infeksionit si pasojë e faktorëve që janë të lidhura me shëndetin e pacientëve. Nga totali i 65 mostrave të marra në ambientet e Maternitetit “Mbretëresha Xheraldinë“ rezultuan: 50 mostra negative, 5 mostra me identifikim të E.Colit, 3 mostra me identifikim të Staphylocoçus të Artë, 1 mostërme Pseudomonas Auregynosa, 2 mostra me identifikim të E.Colit + Pseudomonasauregynosa, 4 mostra me kontaminim mesatar. Bazuar në gjetjet e këtij studimi, rekomandohet se pastrimi, dezinfektimi i ambienteve në sallat operatore është hapi i parë duke iu referuar zbatimit në mënyrë rigoroze të të gjithë elementeve të Protokollit për Kontrollin e Parandalimin e Infeksioneve të kujdesit shëndetësor.Gjatë shtrimit në spital pacienti ekspozohet ndaj një numri të madh mikroorganizmash por kontakti midis tyre jo gjithmonë rezulton në shfaqjen e një sëmundjeje klinike. Ka disa faktorë të tjerë që influencojnë natyrën dhe shpeshtësinë e infeksioneve spitalore. Mundësia që ekspozimi ndaj një mikroorganizmi të shkaktojë sëmundje pjesërisht varet nga karakteristikat e mikroorganizmit që përfshin rezistencën ndaj agjentëve antimikrobik, virulencës dhe sasisë së materialit infektues.
Mbledhja e të dhënave
Është kryer në mënyrë të detajuar inspektimi, investigimi, survejimi i të gjitha rregullave higjieno-sanitare, zbatimi i të gjitha protokolleve klinike të përhapjes së infeksionit spitalor, procedurat e hollimit, ekspozimit të llojeve të solucioneve dezinfektante që të tëra klinikat kirurgjikale kanë disponibël. Për të marrë informacion të nevojshëm dhe për të bërë të mundur identifikimin e llojeve të ndryshme të mikroorganizmave patogene në ambientet spitalore u morën mostra mikrobiologjike në ambjentet e maternitetit për të identifikuar mikroorganizmat patogene prezent si në salla operatore, ashtu edhe në dhomat e mjekimit gjithashtu dhe izolimin e mikroorganizmave patogene si gram-pozitivet si StaphylococuAureus ashtu edhe gram – negativet si E. Coli.
Marrja e mostrave
Mostrimi i drejtë i materialit për analizë mikrobiologjike është hapi më i rëndësishëm në diagnozën e saktë të një infeksioni, per izolim dhe identifikim të mikrobialeveprezente në këto ambiente të Maternitetit.Diagnostika mikrobiologjike përfshin: Marrjen e mostrës, transportin e mostrës, përpunimin e mostrës me veçimin e shkaktarit të infeksionit, identifikimin e tij si dhe përcaktimin e ndjeshmërisë ndaj antimikrobikëve, raportimin dhe interpretimin e rezultatit të ekzaminimit mikrobiologjik.Mostrimi duhet bërë me mjete sterile dhe nën masa rigoroze të asepsis. Ky rregull është i rëndësishëm për t’u mbrojtur si personeli që punon në sallë , ashtu edhe personi i cili merr mostrën (teknikët e laboratorit).
Metodogjia e përdorur
Ekzaminimet e ajrit janë bërë me metodën e sedimentimit me aparatin R.C.S (reuter-centrifugal-sampler) i cili tregon shkallën e kontaminimit të ambjentit me anën e sasisë së partikulave që bien mbi pjatat rodak në terrenin agar-gjak, saboro, ku masat e lejuara janë 100-500 mikrobe/1m3 ajër.Ekzaminimet e sipërfaqeve bëhen me metodenstandarte të pjatave rodak në terrenin T.S.A (triptikaze-sojë-agar) dhe bujon të thjeshtë ku masat e lejuara janë 500-1000 mikrobe/100cm2.Ekzaminimet e qarqeve të tubave të intubimit dhe të ujit të oksigjenuar janë marrë me bujon të thjeshtë, inkubimi ne 37oC dhe kalimi ne terrenet Agar-gjak, D.C, M.C .
Rezultatet
Ekzaminimet janë marrë në momentet që është bërë dezinfektimi, operacionet nuk kanë filluar dhe ambientet e sallës së operacionit në maternitet janë gati për të filluar interventet e ndryshme që janë të planifikuara.Mostrat u morën në sipërfaqe, orendi në solucione, personel, larja e duarve të instrumentares, në qarkun e tubave të aspirimit dhe të oksigjenit, solucion fiziologjik në shishen e aparatit të oksigjenit, maskat një përdorimshe, cistine sterile, kompleti i mjekimit, pasi pjesën e sterilitetit e kanë qendrore ku të gjitha cistinat dhe veglat kirurgjikale janë të vendosura në një dhomë të veçante dhe mbas mbarimit të operacionit dezinfektimi i sallës kryhet nga vetë stafi i qendrës së sterilizimit.
Reanimacioni
Nga vlerësimi dhe monitorimi i ambienteve në Maternitetin “Mbretëresha Xheraldinë“, në Reanimacion dhe në dhomën e mjekimit nga ekzaminimet e mësipërme u konstatua:
Nga totali i 12 mostra të testuara rezultojnë 2 ( % ) e tyre me shtamemikrobike .
Nga totali i 12 mostrave të marra në ambientet e sallës operatore rezultuan 10 mostra negative dhe 2 mostra me izolim dhe identifikim të mikrobeve patogene.
Shtametmikrobike të izoluar dhe predominant gjatë vlerësimit kanë rezultuar:
- E.Coli (% ) = 1 shtammikrobik
- PseudomonasAuregynosa (% ) = 1 shtammikrobik
Ekazaminimet e marra në Obsetrikë
Në bllokun operator të Obstetrikës janë 3 salla operatore dhe një dhomë e Sterilitetit qendror.
Hyrja për në bllokun operator bëhej konform rregullores ndërkombëtare, me veshjen e pajisjeve mbrojtëse personale që në hyrje, larja e duarve me antiseptik dhe dizinfektantë.
Nga vlerësimi dhe monitorimi i ambienteve të bllokut operator te Obsetrikës në Maternitetin “Mbretëresha Xheraldinë“, nga ekzaminimet e mësipërme u konstatua:
Nga totali i 40 mostra të testuara rezultojnë 7,5 % e tyre me shtamemikrobike.
Nga totali i 40 mostrave të marra në ambjentet e sallës operatore rezultuan 37 mostra negative dhe 3 mostra me izolim dhe identifikim te mikrobeve patogene.
Nga 40 mostra i totalit, 37 prej tyre rezultuan negative = 92 %
StaphylocoçusAures = 2 shtamemikrobike = 5 %
E.Coli = 1 shtammikrobik = 2,5 %, pra:
o 92 % negativ dhe
o 7,5 % tëkontaminuara
Ekzaminimet e marra në Gjinekologji
Në bllokun operator të Gjinekologjisë janë 2 salla operatore si dhe një dhomë e Sterilitetit qendror.
Nga vlerësimi dhe monitorimi i ambjenteve të bllokut operator të Gjinekologjisë në Maternitetin “Mbretëresha Xheraldinë“, nga ekzaminimet e mësipërme u konstaua:
Nga totali i 13 mostra të testuararezultojnë 46 % e tyre me shtamemikrobike .
Nga totali i 13 mostrave të marra në ambientet e sallës operatore rezultuan 3 mostra negative dhe 4 mostra rezultuan me kontaminim mesatar dhe të rëndë.
Hyrja për në bllokun operator të Gjinekologjisë bëhej nga dera e cila është në komunikim me korridorin qendror dhe në kontakt me derën e jashtme. Dhoma ku bëhej zhveshja e personelit shendetesor ishte jo konform rregullave ndërkombëtare.
Me pas kryhej larja e duarve ku vetë mjekët e Gjinekologjisë nuk ishin të kënaqur pasi nuk janë kushte të përshtatshme optimale për larje kirurgjikale të duarve.
Nga 13 mostra te totalit, 3 prej tyre rezultuan negative = 23 % 4 prej tyre rezultuan kontaminim = 30 % 6 rezultuan me izolim dhe identifikim të mikrobeve = 46 %, të ndara si më poshtë:
StaphylocoçusAures = 1 shtammikrobik = 7,6 %
E.Coli = 3 shtamemikrobike = 23 %,
E.Coli+ PseudomonasAuregynosa = 2 shtamemikrobike = 15,3 %
Rekomandime
Duke iu referua ekzaminimeve të lartpërmendura rekomandojmë:
Të kryhet një pastrim dhe dizinfektim i ambjenteve të Gjinekologjisë
Të pajisen me mekanizmin e vënies së solucioneve dizinfektuese në mur
Hyrja dhe dalja e personelit shëndetësor të kryhet konform rregullave të bllokut operator
Të pastrohen filtrat e sistemit të filtrimit
Të kryhet pastrimi dhe dizinfektimi i dyshemesë me solucionet dizinfektuese përkatëse
Të ndërrohen solucionet dizinfektuese të mbajtjes së furcave të kirurgjisë, pasi bëhen kontaminuese.
Personeli shëndetësor të manipulojë me doreza
/Gazeta Mapo/