Një person ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prishtinë, ndërsa Policia njofton se i njëjti ka vdekur.
Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Express se pasditën e sotme një person ka rënë nga një ndërtesë dhe është konstatuar vdekja e tij në vend.
Ndërtesa nga e cila dyshohet se ka rënë viktima njihet në kryeqytet si ndërtesa ’40-katëshe’.